Gazeta Shqiptare

Tritol në makinë, biznesmeni i inerteve: S'kam konflikte

Policia dyshime se shpërthimi lidhet me konkurrenc­ën në aktiviteti­n e tij privat Rajta: Nuk e di kush janë autorët e këtij akti

-

Një automjet u sh katërrua plotësisht mëngjesin e djeshëm në Tiranë, nga aktivizimi i një sasie eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09: 45, në rrugën dytësore të Unazës së Re, pranë Liqenit të Thatë. Mësohet se fuqia shpërthyes­e ka qenë shumë e madhe, por nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimi­t ka qenë në parkim.

Bëhet fjalë për automjetin tip "Volswagen" me targë AA 946 EE, në pronësi të të shtetasit Ndok Rajta. Bëhet me dije se 42- vjeçari Rajta është biznesmen në fushën e inerteve, banues në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Menjëherë pasi u sinjalizua­n për shpërthimi­n, forcat policore mbërritën në vendngjarj­e dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Ekspertët verifikuan provat materiale në mjetin tip "Volswagen" dhe bëhet me dije se copëzat e makinës janë përhapur në një distancë rreth 70 metra. Nga veprimet paraprake, policia bën me dije se në momentin e shpërthimi­t, makina ka qenë e parkuar pikërisht pranë pikës së grumbullim­it të inerteve. Sipas uniformave blu, dyshohet se automjetit i është vendosur sasia e tritolit pas orës 7: 30 kur drejtuesi i saj e parkoi. Nga verifikimi i vendit të ngjarjes, policia konstatoi se autorët kanë aktivizuar një sasi prej rreth 200 deri 300 gram lëndë plasëse e llojit C4, në pjesën e poshtme të makinës. Ndërkohë, pronari i makinës Ndok Rajta shpjegoi gjatë marrjes së tij në pyetje se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe se nuk ka ndonjë ide për autorët e këtij akti. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shpërthimi mund të jetë një mënyrë kërcënimi apo shantazhi ndaj administra­torit të një firme inertesh, Ndok Rajta. Gjithashtu, grupi hetimor dyshon se atentati i mbetur në tentative ndaj 42- Pronari i makinës Ndok Rajta shpjegoi gjatë marrjes së tij në pyetje se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe se nuk ka ndonjë ide për autorët e këtij akti. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shpërthimi mund të jetë një mënyrë kërcënimi apo shantazhi ndaj tij.

vjeçarit, lidhet me konkurrenc­ën në aktiviteti­n e tij privat. Dyshohet se mekanizmi i shpërthimi­t është realizuar me komandim në distancë, por deri më tani policia nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen. Sakaq policia bën të ditur se Rajta

nuk ka precedent penal, por po hetohet edhe për ndonjë hasmëri të vjetër.

NGJARJA

Me datë 30.11.2017, rreth orës 09: 45, te Liqeni Artificial ka shpërthyer një automjet. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar shër- bimet e policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se te Liqeni Artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EE tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit Ndok Rajta , 42 vjeç, administra­tor i një firme inertesh. Si pasojë makina u dëmtua tërësisht si dhe u thyen xhamat e një objekti që ndodhet pranë vendit ku ishte parkuar automjeti. Mësohet se nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Sakaq grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 ??  ?? Makina e dëmtuar nga eksplozivi
Makina e dëmtuar nga eksplozivi
 ??  ??
 ??  ?? Drejtuesi i mjetit Spiro Naçi
Drejtuesi i mjetit Spiro Naçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania