Gazeta Shqiptare

Ish- kreu i Burgjeve: S'kam faj, me Labin kam pasur marrëdhëni­e të ngrira

Korrupsion­i, ish- zëvendësi deklaroi në gjyq se i dha biznesmeni 20 mln lekë Artur Zoto- prokurores: Ju e dini pse jam këtu

-

Ish- drejtori i Burgjeve, Ar tur Zoto, i cili akuzohet për "Korrupsion pasiv" gjatë një procedure tenderimi të ushqimit në burgje, pretendon pafajësinë. Zoto është marrë dje sërish në pyetje pranë Krimeve të Rënda, ku tregoi edhe raportet institucio­nale që kishte me zv. drejtorin e Burgjeve, Iliaz Labi. Kjo seancë u zhvillua dy javë pasi ish- vartësi i tij Labi tha në sallën e gjyqit se i kishte dorëzuar në zyrë 2 milionë lekë ryshfet Artur Zotos. Para trupës gjykuese ishdrejtor­i i Burgjeve ka mohuar kategoriki­sht akuzat dhe përfshirje­n e tij në këtë aferë korruptive. Më herët në seancën e 15 nëntorit gjatë dëshmisë së tij Labi theksoi se biznesmeni Shemsi Sinani i ka dhënë 20 milionë lekë te një lokal te Blloku, të cilat duhet t'ia jepte ish- drejtorit. Ndërkohë Artur Zoto shprehet se nuk ka bërë asnjë faj dhe se marrëdhëni­et me Labin ishin të ngrira. "Nuk kam asnjë faj. Me Iliaz Labin kam pasur komunikim të ngrirë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Madje nuk kam pasur asnjë komunikim dhe as takim me biznesmenë­t. Nëse jam këtu për gjëra të tjera, e dini ju. Gjykata të ngrejë një komision të veçantë që të verifikojë tenderin për të cilin akuzohem",- tha Zoto. I pandehuri Zoto përjashtoi veten edhe nga kontaktet me pesë biznesmenë­t garues për tenderin, të pandehur në një procedim të veçuar. "Nuk i njoh pesë biznesmenë­t. Nuk kam pasur ndonjëherë komunikim telefonik me ta. As nuk i kam takuar ndonjëherë dhe as adresuar njeri që t'i takojë",- tha ai.

AKUZA

Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto dyshohet se është i përfshirë në korrupsion­in me tenderët e ushqimeve, për të cilat u arrestua edhe zv/ drejtori i Burgjeve Iljaz Labi. Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin të Zotos në aferat korruptive në tenderët e ushqimit në burgje. Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverb­ale me biseda të transkript­uara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qenë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e tij. Dy ditë pas operacioni­t të arrestimit të zëvendësit të tij, Iljaz Labi dhe katër biznesmenë­ve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ia justifikua­r largimin ministrit të Drejtësisë, Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë. Në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenë­ve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë. Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve.

 ??  ?? Ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto
Ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto
 ??  ?? Ish- zv. drejtori i Burgjeve, Iliaz Labi
Ish- zv. drejtori i Burgjeve, Iliaz Labi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania