Gazeta Shqiptare

INSTAT: 93% e shqiptarëv­e jetuan me 4 euro në ditë

Anketa, 2,6 mln banorë jetuan me 4 euro në ditë dhe 199,761 persona konsumuan 15 euro Pabarazia rritet me 2.5% në vitin 2016

-

meve për konsum prej 63.609 lekë në muaj. Nga ana tjetër, 10% e NjEF shpenzon 21,7% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të 10% të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90% tjetër të NjEF. Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016. Jetesa më 4 euro në ditë konsideroh­et si varfëri relative sipas standardit të Bankës Botërore. Kategoria e personave në këtë kategori konsumi konsideroh­en më shumë në varfëri se sa në jetesë normale.

STRUKTURA E SHPENZIMEV­E

Struktura e shpenzimev­e mesatare mujore për kon- sum të NjEF sipas 12 grupeve kryesore të konsumit2 tregon se grupi "Ushqime dhe pije jo- alkoolike", i cili ka peshën kryesore në buxhetin familjar me 45,2 %, rezulton me ulje 3,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim, janë "qumështi me nënprodukt­et e tij dhe vezët", 18,1 %, "bukë dhe drithëra"

dhe "mish dhe nënprodukt­e" 17,5 %, ndjekur nga "perimet", 13,9 % dhe "frutat" 8,0 %. Shpenzimet për grupin "pije alkoolike dhe duhan", përbëjnë 3,4 % të buxhetit, në ulje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi "duhani" zë peshën kryesore me 62,6 %. Shpenzimet për grupin "veshje dhe këpucë", zënë 4,8 % të buxhetit total, të cilat regjistroj­në ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi "veshjet" zë peshën më të madhe në krahasim me nëngrupin "këpucë dhe të ngjashme" me një peshë prej 68,6

%. Grupi i shpenzimev­e për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla zë 10,2 % të totalit të buxhetit familjar duke shënuar ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm. Rreth 50,3 % e këtyre shpenzimev­e shkojnë për pagesën e energjisë elektrike dhe 17,3 % për përdorimin e lëndëve të tjera si gaz, naftë, dru zjarri etj. Shpenzimet që shkojnë për nëngrupin "qira e paguar", kanë një peshë prej 14,1 %, me NjEF që deklaron shpenzime për pagesën e qirasë 6,3 %.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania