Gazeta Shqiptare

Rruga "Qamil Buxheli" në kryeqytet, vatër infeksioni

Peticioni drejtuar Bashkisë së Tiranës: Ju lutem na ndihmoni Banorët: Jemi në pritje të një përgjigjej­e

-

Pa ndriçim, e paasfaltu ar, pa trotuare, pa kan alizime e tashmë me reshjet e dendura të shiut është bërë e pakalueshm­e. Kjo është gjendja e rreth 60 metra të rrugës "Qamil Buxheli", pranë ish- kombinatit "Misto Mame" në kryeqytet, prej së cilës preken rreth 50 banorë që iu duhet të përballen përditë me këto kushte. Nisur nga e gjithë kjo, rreth 20 kryefamilj­arë të kësaj zone, kanë nënshkruar një peticion adresuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ta vënë në dijeni të situatës në të cilën ndodhen. "Në datën 15 nëntor 2017, ne vendosëm që t'i dërgonim një peticion kryebashki­akut Veliaj në lidhje me kushtet skandaloze në të cilat ndodhet kjo rrugë. Është gjithë gropa, e sot me reshjet e dendura të shiut, është mbytur nga balta e uji. Nuk kalojmë dot",shprehet një prej banorëve për "GSH". Ndërkaq, ata bëjnë me dije se në zonën ku jetojnë, përfshihet edhe rruga "Azbi Serani", në të cilën po zbatohet një projekt për rehabiliti­min e strukturim­in e plotë të rrugëve, dhe sipas tyre rrugica "Qamil Buxheli" është pjesë e saj dhe normalisht duhet të jetë pjesë e projektit. "Në zonën tonë, ku përfshihet rruga "Azbi Serani", është duke u zbatuar një projekt i investuar nga Bashkia e Tiranës me vlerë disa qindra milionë lekë, për rehabiliti­min dhe ristruktur­imin e plotë, të rrugëve kryesore dhe të gjitha rrugicave, për zgjerimin e tyre, ndërtimin e trotuareve, asfaltimin e plotë, ndërtimin e kanalizime­ve me projekt bashkëkoho­r, ndërtim të mureve rrethuese për çdo banesë dhe i kangjellav­e të oborreve për çdo shtëpi. Rrugica "Qamil Buxheli", banorë të së cilës ne jemi, është njëra nga rrugicat që lidhet me projektin kryesor, pra me rrugën kryesore "Azbi Serani",- citohet në peticionin e banorëve drejtuar Bashkisë së Ti- "Më vjen keq që është vepruar në këtë mënyrë me ne, nuk arrijmë të kuptojmë se përse nuk jemi përfshirë në projekt, kur është vetëm një segment i vogël rruge, por që prek rreth 50 banorë që kalojnë aty përditë. Me këto kushte klimaterik­e, rruga ka dalë jashtë funksionit dhe ne na duhet të mbyllemi në shtëpi pasi me zor kalojmë."

ranës. Ndërkaq një banor tjetër i kësaj rruge shprehet i shqetësuar dhe kërkon një përgjigje nga kryebashki­aku, pasi sipas tij është e padrejtë që mos të përfshihen në projekt vetëm 60 metra rrugë. "Më vjen keq që është vepruar në këtë mënyrë me ne, nuk arrijmë të kuptojmë se përse nuk jemi përfshirë në projekt, kur është vetëm një segment i vogël rruge, por që prek rreth 50 banorë që kalojnë aty përditë. Me këto kushte klimaterik­e, rruga ka dalë jashtë funksionit dhe ne na duhet të mbyllemi në shtë-

pi pasi me zor kalojmë. Edhe ne jemi taksa pagues të rregullt si gjithë të tjerët dhe meritojmë të jetojmë në kushte të mira, të kalojmë në një rrugë të ndriçuar e të rregulluar",- tregon për "Gazeta Shqiptare", një prej kryefamilj­arëve të rrugës "Qamil Buxheli". Banorët njëzëri kërkojnë rregullimi­n e rrugës pasi sheshi para shtëpive të tyre prej kohësh është shndërruar në një "kënetë" plot me ujëra të zeza, për mungesë kanalizime­sh. Ata bëjnë thirrje për ndihmë pasi kjo rrugë është kthyer në një vatër infeksio- "Sheshi shtrihet përpara banesave tona në një gjatësi prej 50- 60 metrash, aq sa është edhe gjatësia e rrugës. Ky shesh në 12 muaj që ka viti është i mbushur me ujëra të bardha dhe të zeza, sepse nuk ka kanalizime. Me plot kuptimin e fjalës mund të quhet një kënetë e vogël në qoshe të Tiranës."

ni që rrezikon shëndetin e tyre. "Sheshi shtrihet përpara banesave tona në një gjatësi prej 50- 60 metrash, aq sa është edhe gjatësia e rrugës. Ky shesh në 12 muaj që ka viti është i mbushur me ujëra të bardha dhe të zeza, sepse nuk ka kanalizime. Me plot kuptimin e fjalës mund të quhet një kënetë e vogël në qoshe të Tiranës ku gjatë gjithë vitit ka ujëra të pista, bretkosa, mushkonja, e kjo mund të jetë një burim infeksione­sh dhe përbën rrezik për komuniteti­n."- thuhet më tej në peticion. Një tjetër banor i zonës tregon për

"GSH" se peticioni i tyre ka mbërritur në Bashki pasi kanë marrë njoftim nga posta. "Ne e dimë që letra jonë ka arritur në Bashkinë e Tiranës, sepse u njoftuam nga posta në lidhje me këtë, por kanë kaluar 15 ditë dhe ne ende nuk kemi marrë një përgjigje sesi do të vejë fati i kësaj rruge dhe i komuniteti­t që preket. Po bëjnë veprime të paligjshme e të pandershme në kurrizin tonë dhe ne e quajmë gjithë këtë një mungesë vëmendjeje nga ana e përgjegjës­ve",thotë për "GSH" një tjetër banor i zonës.

 ??  ?? Rruga "Qamil Buxheli"
Rruga "Qamil Buxheli"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania