Gazeta Shqiptare

“LULE TË KUQE, LULE TË ZEZA” Shanaj e Lako: Një film për ata që nuk na kthyen shpinën

Rishfaqja e një filmi bashkon kineastët në Natën e Bardhë. 15 vite më parë, ishin më shumë. Mes mungesave, një film i rëndë, që të sjell ndër mend pezmin e Tarkvoskit, shfaqet në ekranin e madh Yllka Mujo: Muzika e fundit e Kujtim Laros, më tha kam shkrua

- Fatmira Nikolli

5 vite nga koha kur në një fs hat në jug, një grup kineast ësh xhiroi një film, në një qoshe të kryeqyteti­t të zhurmshëm të Natës së Bardhë, një sallë pranë Kinostudio­s, vendos ta risjellë për publikun. Mungojnë tre veta: Kujtim Laro, Bujar Lako e Gent Demaliaj. Por filmi është edhe për ata “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Pesha e rëndë e një jete gri, në një fshat që mban mbi supe mjegulla të pakoha, njerëzish që ikin e njerëzish që rrinë, përbën fillin lidhës të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. I xhiruar në fillim të viteve 2000, por me ndikimin e fortë të 1997- ës, filmi shpërfaq jetët e zbrazëta që sillen rreth Lilianës( Yllka Mujo)- një grua e fortë dhe e brishtë, pothuaj e çmendur e njëherësh krejt e kthjellët, që bart si mallkim kobe rreth vetes. Fshati është përbashkue­si i jetëve të ngelura aty, mësuesi a Sfinksi ( Mevlan Shanaj), taksisti i çartur ( Bujar Lako), një banor jo fort i zakonshëm ( Vasian Lami) një prift që vjen ( Kastriot Çaushi), vajzën e bukur të Lilianës, Ana Pashanë( Elia Zaharia) dhe të atin, një burrë që është ndjerë gjithherë i pafuqishëm ( Enver Petrovci). Një burrë që ikën, një dhëndër që zhduket, nënë e bijë që goditen deri në mavijosje, një prift e një hoxhë të dyshimtë që nuk munden të ngjallin as shpresë, as besim e as ringjallje, një tregtar skeletesh, dhe një tank i madh, një tank që kërcënon të marrë përpara çdo gjë. Po ç’mund të marrë para në një fshat që nuk ka mbetur asgjë? Një fshat që ruan mes merimangas­h, kujtime e atyre që ikën, që e lanë, një fshat i syrgjynosu­r në kujtesë te fshehura.

Elia Zaharia, Yllka Mujo, Enver Petrovci, Bujar Lako, Kastriot Caushi, Petrit Malaj, Vasjan Lami, Kled Kapexhiu janë banorët e fundit para ‘ apokalipsi­t’.

Skenari është i ‘ grande damës së vargjeve’, Natasha Lakos. Gjen paralele mes “Kundërpërf­ytyrimit” të saj dhe jetëve që ka ravijëzuar në personazhe­t e pa histori që bashkohen në një gjysmë dritë që i ndjek deri në çastin e mbramë. Ai fshat që mbajti jetët tona, mban varur një qen, e diku matanë, mban të vdekurit tanë. Larg prej këtej janë të ikurit, këtu, jemi ne të mbeturit, me dramat që na mbajtën lidhur dhe kujtimet që na kanë burgosur.

Skenat janë të fuqishme dhe një kamera e pastër ( e Afrim Spahiut) në mjegullën që mbulon çdo gjë, kap detaje që shpesh janë më domethënës­e se plani i parë. Skenat janë të rënda, qofshin të dashurisë, qofshin të vdekjes. Duket sikur i marri i Tarkovskit ka marrë në dorë narracioni­n e një absurditet­i ku dhimbja njerëzore mban mbërthyer personazhe­t e ‘ luleve’. Siç parathotë titulli, Mevlan Shanaj që mban në duar regjinë, portretizo­n një kontrast të thellë mes atyre që ikën e atyre që mbeten, me kthimet që s’kanë dobi, që janë kaq të vona. E pyes, pse vdiq Ana, por nuk marr përgjigje. Pezmi nuk del, por ndjehet. Pikëpyetje­t shumëfisho­hen, ndërsa kolona zanore e Kujtim Laros, si një marsh funebër, të mban në trysninë e frikës. Është një film autor. Veprimet janë të thjeshta. Dialogët po ashtu. Është thellësia e secilit mendim a veprim, që ia jep peshën. Si dialogu i fundmë i Yllkës me Mevlanin, dy mësuesve që patën pritur kaq gjatë në atë burg të madh.

“Një komunitet njerëzor pa gjeografi dhe identitet, vijë ndarëse midis gjendjes primitive dhe qytetërimi­t, pamje të një shkatërrim­i të përgjithsh­ëm dhe makthi i asgjësimit të jetës, humbja dhe shpresa për ringjallje, përbëjnë metaforën e skajit të së keqes, si një rrezik dhe paralajmër­im për të mos arritur gjer atje. “Lule të kuqe, lule të zeza” i Mevlan Shanajt, episod pas episodi, na fut në meditimin për të shpjeguar një shoqëri në apokalips, si Shqipëria e vitit 1997, ku një pjesë e katastrofë­s shpirtëror­e shpjegohet me përçarjen e pjesës së ndritur dhe pjesës së errët të njeriut”,- pat shkruar Vath Koreshi.

Për Yllka Mujon, filmi është një vepër komplekse. “Është gri. Është ndërthurje emocionesh”. Kujton kur Kujtim Laro i dhuroi diskun me muzikën e filmit. “Më tha që më duket se kam shkruar muzikën e vdekjes sime. Ajo qe e fundit që shkroi”,- tha Yllka Mujo, të mërkurën në mbrëmje kur filmi u shfaq pas 15 vitesh në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. “Jam e lumtur jashtëzako­nisht që kam pasur një rol të tillë më kinema. Është pak haluçinati­v. Ne jetuam në atë vend. U bënë pjesë e jona. Aty shëtisnim, shihnim çdo gjë, aty jetuam dhe u bëmë njësh me të”.

Kur fjalën e mori Shanaj, në fillim kërkoi falje. “Ju kërkoj falje se mund të keni ardhur për t’u kënaqur. Nuk është film për t’u kënaqur, është një film që të meditoni, sepse keni parë dramën e familjes e të shoqërisë me muzikën e Laros”.

Poetja kujton kur kthehej nga Suedia pas 1997- ës. “Ne u kthyem. Të vetmit që vendosëm të ktheheshim. Ne jemi ata që qëndruam. Filmi është për ne që qëndruam”,tha ajo, mes emocionesh. Përballej pas kaq vitesh me filmin e saj. 20 vite më pas, nuk duket se ka ndryshuar shumëgjë. Shqipëria vijon të boshatiset, si fshati i filmit të saj. Atëkohë, kur kthehej, trauma e saj e parë ishte Shqipëria e shkatërrua­r.

- Si e kujtoni procesin e punës për skenarin?

Në fillim dua të them se ka një prognozë filmi. Është një prognozë që përsëritet herë pas herë në Shqipëri, për ikjet e shqiptarëv­e. Kohët e fundit OKB- ja ka parashikua­r që pas 30 vitesh shqiptarët do të mbeten 1 milionë e 700 mijë. Filmi e ka thënë këtë prognozë që nga viti 1999, kur është shkruar, sepse ishte vala e ikjeve sidomos pas ngjarjeve të 1997- ës. Megjithatë, nuk duhet të trembemi tani. Është thjesht një dokument, nuk mendoj vërtetë se do të zvogëlohet Shqipëria. Filmi nuk dihet gjithnjë se ku e ka ngacmimin e parë, por një ngacmues, ka qenë edhe djali ynë Joni Shanaj, sepse në atë kohë ai ka qenë student në Suedi. Ishte një ngacmim për ata njerëz që rezistojnë e mbeten këtu. Ka disa tema, ka tema për të ikurit e ka tema për ata që qëndrojnë, që vendosin të punojnë e të jetojnë me të gjithë traumat, me të gjithë kujtimet e trishtimet e tyre personale në këtë vend. Për ata është filmi, për ata që nuk shkulen nga ky vend. Mbase për njerëz si puna jonë.

- A është filmi për trishtimin e ditëve tona?

Jo, sepse ditët kanë edhe bukuritë e tyre. Ishte një marrëdhëni­e e tillë njerëzore atë periudhë. Ju e dini që në atë kohë gazetat shkruanin që kushdo merrte një tank dhe udhëtonte me të. E bënte taksi. Gjer në këtë absurditet mbërrinte pas 1997- a. Ka diçka nga ky absurditet, por në radhë të parë ka absurditet­in e marrëdhëni­eve shumë të thella njerëzore. Pa marrëdhëni­e të thella njerëzore nuk mbetesh këtu, është mendimi im kryesor.

- Pse e mori titullin “Lule të kuqe, lule të zeza”?

Ka të bëjë me disa kujtime familjare. E kishim këtë si një kredo të familjes sonë, me një këngë fëminore dhe e shfrytëzua­m për filmin, sepse shqiptarët e kanë të kuqen e të zezën, edhe si kontrast.

- E menduat që kur shkruat ske-

 ??  ?? Mevlan Shanaj dhe Yllka Mujo në filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”
Mevlan Shanaj dhe Yllka Mujo në filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”
 ??  ?? Mevlan Shanaj dhe Natasha lako
Mevlan Shanaj dhe Natasha lako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania