Gazeta Shqiptare

Nga Bukureshti, për Pavarësinë

-

Dita Kombëtare e Shqipërisë është festuar edhe në Bukuresht. Me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë dhe pritjes së organizuar nga komuniteti shqiptar me këtë rast në Klubin Diplomatik në Bukuresht, u nderuan miq të mëdhenj të popullit shqiptar, akademiku Grigore Brancus, përkthyesi i mirënjohur dhe shkrimtari Marius Dobrescu dhe ambasadori Gheorghe Micu, të cilëve iu dha një Diplomë Nderi si dhe një Pllakë përvjetori për kontributi­n e tyre në promovimin e miqësisë dhe lidhjeve shqiptaro- rumune, por edhe në fushën e shkencës e kulturës. Të nderuarit miq të Shqipërisë morën urimet dhe mirënjohje­n nga të gjithë pjesëmarrë­sit. Programi i festimit të Ditës së Flamurit përfshiu valle popullore shqiptare dhe një recital me këngë lirike qytetare shqiptare, të interpretu­ara profesiona­lisht nga artistja lirike Florentina Barbu dhe nga kitaristi Daniel Berte º teanu. Në këtë eveniment festiv morën pjesë Alin- Bogdan Stoica, deputet në parlamenti­n e Rumanisë dhe Radu- Cozmin Sãvulescu, kryetar i shoqatës ALAR. Morën pjesë, gjithashtu, personalit­ete të kulturës rumune me origjinë shqiptare, anëtarë të komuniteti­t shqiptar historik të Rumanisë, si shkrimtari dhe dramaturgu i shquar Vlad Zografi, trashëgimt­ar i familjes së Dhimitër Zografit, një nga nënshkrues- it e Dokumentit të Pavarësisë, vajza e poetit të shquar me origjinë shqiptare Cezar Ivanescu, shkrimtari me origjinë shqiptare dhe arkeologu i mirënjohur Dr. Liviu Lungu, profesorja universita­re me origjinë shqiptare, Daniela Bordea etj. Ishin të pranishëm edhe studiues e profesorë universita­rë si albanologi­a Catalina Vatasescu, studiuesit Nicolae Saramandu, Manuela Nevaci etj. Aktiviteti­n e nderuan një numër i madh politikanë­sh, deputetë të parlamenti­t të Rumanisë, diplomatë, këshilltar­ë të Presidenti­t të Rumanisë, njerëz të kulturës, universita­rë, gazetarë, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Kanali kryesor TVR1, përgatiti një emision të posaçëm me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Është për të ardhur keq se në këtë eveniment, organizuar nga komuniteti shqiptar i Rumanisë, nuk mori pjesë Ilir Tepelena, ambasadori i Shqipërisë në Rumani. Ky ambasador nuk ka munguar në veprimtari të tjera, me rëndësi të posaçme për kulturën dhe komuniteti­n shqiptar, siç janë promovimi i librit të poetes së mirënjohur shqiptare Rita Petro, simpoziumi kushtuar 70- vjetorit të vdekjes së Asdrenit, takimet me personalit­ete rumune, jeta dhe aktiviteti i të cilëve ka qenë ngushtësis­ht i lidhur me Shqipërinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania