Gazeta Shqiptare

Çmimi Letrar “Balkanika”, përzgjidhe­n Bashkim Shehu e Luljeta Lleshanaku

-

Romani “Loja, shembja e qiellit”, i shkrimtari­t Bashkim Shehu është përzgjedhu­r nga juria kombëtare për t’u paraqitur në kompeticio­nin “Balkanika 2015”. Për këtë roman shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” - 2013. Po këtë vit juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit” - 2013. Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhe­t për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballka­nike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi. Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese TOENA, në vitin 2013. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar. Për t’u paraqitur në kompeticio­nin “Balkanika 2016”, juria kombëtare përzgjodhi vëllimin me poezi “Homo Antarcticu­s” të poetes Luljeta Lleshanaku. Vëllimi poetik “Homo Antarcticu­s” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG në vitin 2015. Ky vëllim poetik ka marrë shumë vlerësime pozitive në median e shkruar.

Vëllimi poetik “Homo Antarcticu­s” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” - 2017 në Britaninë e Madhe dhe, gjithashtu, mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.

ÇMIMI LETRAR ‘ BALKANIKA’

Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 ( Bullgari), Toena ( Shqipëri), Magor ( FYROM), Kedros ( Greqi), Laguna ( Serbi), Can ( Turqi), Muzeul National al Literaturi­i Romane ( Rumani). Fituesit e edicionit të 17- të dhe të 18- të të këtij Çmimi shpallen të dielën, në 3 dhjetor 2017, nga Juria Ndërballka­nike e këtij kompeticio­ni, në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup. Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarë­t shqiptarë Fatos Kongoli ( 2002) dhe Ismail Kadare ( 2009). Për Çmimin “Balkanika 2015”, shkrimtari Bashkim Shehu është në garë me 6 autorë nga 6 vende të Ballkanit: Vladimir Yankovski “Invisible love” ( FYROM); Christo Karastoyan­ov “The same night” ( Bullgaria); Ana Ristovic “Directions for use” ( Serbia); Seray ª ahiner “The hairstyle of the bride” ( Turqia); Dimostheni­s Papamarkos “Gjak” ( Greqia) dhe Simona Sora “Hotel Universal” ( Rumania).

Për Çmimin “Balkanika 2016”, poetja Luljeta Lleshanaku është në garë me 6 autorë të përzgjedhu­r nga 6 vende të Ballkanit: Lidija Dimkovska “NonOui” ( FYROM); Nikolay Milchev “You and the cats in the afternoon” ( Bullgaria); Vladan Matijevic “Very little light” ( Serbia); Murat Özya º ar “Laugh yellow” ( Turqia); Panagiotis Kechagias “Final warning” ( Greqia) dhe Bogdan Teodorescu “Spada” ( Rumania)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania