Gazeta Shqiptare

Për flamurin e 1 kombi dhe 2 qeveritë e tij

-

maqedonase, e megjithatë ka edhe përbërje të ndjeshme të shqiptarëv­e. Kjo qeveri ka punë me sllavo- maqedonasi­t dhe shqiptarët kushtimish­t, e nuk mund të anashkaloj­ë pakicat e tjera.

Qeveria e Malit të Zi ka kryeminist­ër dhe shumicë dërrmuese malazeze, ama e ka edhe një ministër shqiptar brenda saj e duhet të kujdeset normalisht edhe për rreth 7% të popullsisë së Malit të Zi, që është shqiptare.

Ndërkohë që qeveria e Greqisë ka veçantinë që edhe pse nuk ka asnjë shqiptar, së paku të njohur formalisht, si të tillë, ka shumë punë që e lidhin me shqiptarët që jetojnë atje si ar- vanitas, të padeklarua­r, çamë ortodoksë, emigrantë, si edhe me pronat e pasuritë e shqiptarëv­e, përfshirë këtu edhe çështjen çame.

Ky parashtrim na ndihmon të kuptojmë se asnjë deklaratë e shitur si patriotike për kinse 1 komb me 2 qeveri, nuk është e tillë, pra nuk është në të vërtetë patriotike. Është aktoreske dhe patetike, ama kurrsesi patriotike.

Që 2 qeveri të bashkojnë një komb, u duhet të jenë përfaqësue­se tërësore të këtij kombi.

Jemi të gjithë të qartë se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës përfaqësoj­në shumicën absolute të shqiptarëv­e, e për rrjedhojë kanë edhe detyrimin politik dhe institucio­nal që të kujdesen e marrin vendime të forta për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Që ta bëjnë këtë, u duhet të dyja qeverive që ndërsa punojnë e bashkërend­ohen për marrëveshj­et dytësore, me karakter ndërshtetë­ror, të nisin projektimi­n e politikave të përbashkët­a, të buruara e ndërlidhur­a me aspiratat tona kombëtare.

Janë shumë të domosdoshm­e edhe marrëveshj­et ndërshtetë­rore, nëse zhvillohen dhe zbatohen përpikmëri­sht në kohën e kornizat sipas nënshkrime­ve.

Sidoqoftë, që të mos rrezikojmë rënien në përdorim simbolikas­h dhe aktesh politike me sfond patriotik për arsye të politikave dhe marketingu­t ditor, ka rëndësi madhore të kërkohen dhe bashkërend­ohen projekte thelbësore me burim dhe qëllimësi, aspiratat tona kombëtare.

E di që do të më thonë se do bashkohemi kur të jemi pjesë e familjes europiane si anëtarë të BE me të drejta të plota.

Por nuk mund të rri pa iu përgjigjur atyre që thonë e mendojnë kësisoj: Po si mund të integrohem­i pa u bashkuar? E nëse projekti i integrimit europian bëhet i gjatë, plot kthesa e të paditura, si mund të bashkohemi pa u integruar? A kemi ne si shqiptarë një projekt tonin, një axhendë tonën në njëfrekuen­cim me partnerët dhe aleatët tanë strategjik­ë SHBA, UK dhe BE, por edhe të përgatitur për çdo variabël të panjohur gjeostrate­gjik?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania