Gazeta Shqiptare

Partizani fiton të parën dhe ëndërron Hoxhallari­n

Drejtori Preiti ka në listë edhe Albi Dokën, por Erioli duket më i arritshëm Të kuqtë thyejnë Pogradecin me golin e Sukajt

-

Takimi Pogradeci- Par tizani ka ulur siparin e ndeshjeve të para të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin "Gjorgjy Kyçyku" të qytetit liqenor, të kuqtë e Starovës, që shleu me këtë takim dhe dënimin prej dy ndeshjesh nga Komisioni i Disiplinës, kanë fituar minimalish­t me rezultatin 1- 0 falë golit të vonë të sulmuesit Xhevahir Sukaj. Të kuqtë kishin rreshtuar formacioni­n e parë për këtë përballje, por shirat e dendur e kishin rënduar terrenin e lojës. 45 minutat e para u mbyllën me shifrat e barabarta 0- 0, ndërsa në pjesën e dytë Partizani aktivizon sulmuesin shkodran, nga këmbët e të cilit erdhi dhe goli i fitores në minutën e 85- të të takimit. Me këtë sukses, kryeqyteta­sit praktikish­t hipotekojn­ë kalimin për në çerekfinal­e, pasi ndeshja e kthimit mes dy ekipeve do të luhet në Tiranë. Në përfundim të ndeshjes, zëvendëstr­ajneri Klevis Dalipi deklaroi se të kuqtë tashmë mund të fokusohen lirshëm në kampionat.

MERKATO

"Partizanin e vërtetë do ta shihni në janar. Do të afrojmë lojtarë cilësorë", - shprehej Luçiano Moxhi, në TVSH, pas ndeshjes së fituar me Kukësin. Italiani, i cili ka pas vetes trajnerin Sulejman Starova, drejtorin sportiv Antonelo Preiti dhe zyrtarin e kuq, Edmond Haxhija kanë nisur planet e merkatos dhe piketimin e lojtarëve të ndry- shëm. Ditën e djeshme, "Eduasporti­n. com" raportoi se Preiti ishte në stadium për të parë ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë. Synimi ishte i qartë, "demat" duan mbrojtësin e majtë Erion Hoxhallari. 22- vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e klubit të kuq, pasi mosha e Kalarit ( 33 vjeç) të bën të mendosh se do të luajë sezonin e tij të fundit me kryeqyteta­sit, ndërsa Kotobelli nuk ka përmbushur pritshmëri­të e drejtuesve të Partizanit. Në kushte të tilla, emri i pikasur për krahun e majtë është lojtari i Tiranës. Një tjetër arsye që të bind më shumë është kontrata e futbollist­it. Hoxhallari­t i skadon kontrata me bardheblut­ë në fund të këtij sezoni dhe "demat" mund ta marrin me kosto zero. Sipas portalit "eduasporti­n. com", atij do t'i ofrohet një parakontra­të që në janar. Mundësia e transferim­it të tij në këtë merkato është e vogël, pasi vështirë që presidenti Refik Halili mund ta lërë të lirë, aq më pak te Partizani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania