Gazeta Shqiptare

Krimi, Basha në Bruksel: Qeveria po pengon integrimin në BE

Presidenti Daul: PPE, mbështetje PD- së si alternativ­ë qeverisëse "Çështja ' Tahiri', shqetësim mbrojtja politike"

- Valentina Madani

Nga Brukseli, kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi qeverinë "Rama" si penguese të integrimit të Shqipërisë drejt BE- së, për shkak të lidhjeve të forta me krimin e organizuar. Kreu i PD- së apeloi se kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminaliz­imi i politikës dhe ekonomisë së vendit. Nga ana tjetër, z. Basha mori mbështetje­n e PPE- së për alternativ­ën qeverisëse. Z. Basha takoi dje në Bruksel presidenti­n e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul. Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian ishte tema kryesore e takimit. Kryetari i opozitës ndau me presidenti­n e PPE, shqetësimi­n se mbrojtja politike përmes imunitetit parlamenta­r të ish- ministrit të Brendshëm, Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge, dështimi i policisë për të arrestuar tre ishdrejtue­s të lartë të saj për të njëjtën dosje droge, si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror të Përgjithsh­ëm vetëm me votat e PS janë veprime të qeverisë për të penguar drejtësinë dhe që minojnë shanset e vendit për integrim europian. Me presidenti­n Daul u bisedua edhe rreth shqetësimi­t të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vendi ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsion­it konsideroh­en si kushte të patejkalue­shme për integrimin europian të Shqipërisë. Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëv­e është nisja e bisedimeve për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminaliz­imi i politikës dhe ekonomisë së vendit. Për të avancuar projektin europian të vendit, opozita ka parashtrua­r si Kreu i PD- së, Lulzim Basha gjatë takimit me presidenti­n e PPE tha se interesi më i mirë i shqiptarëv­e është nisja e bisedimeve për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminaliz­imi i politikës dhe ekonomisë së vendit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Miqtë e Europës
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Miqtë e Europës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania