Gazeta Shqiptare

Kryemadhi në SHBA: Reforma në drejtësi, sipas Kushtetutë­s

"Integrimi evropian, domosdoshm­ëri politike"

-

Kryetarja

e LSI, Moni ka Kryemadhi, gjatë qëndrimit në Uashington, e ftuar nga "The George Washington University", mori pjesë në një bashkëbise­dim me bordin drejtues të këtij universite­ti mbi udhëkryqin në të cilin ndodhet ekonomia shqiptare, papunësinë kritike të të rinjve në Shqipëri, rëndësinë e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirje­n dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Kryemadhi theksoi që në fillim të ligjëratës së saj se këto probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtim­it të botës universita­re dhe akademike nga vendimmarr­ja politike dhe ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeça­re t'i jepet fund. Në ligjëratën e saj, Kryemadhi nënvizoi nevojën e Integrimit më të mirë të të rinjve në tregun e punës nëpërmjet implementi­mit të strategjiv­e që lidhen me inovacioni­n dhe me informatiz­imin, ku rin-

zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore për kontrollin më të mirë ndaj qeverisjes dhe konsolidim­it të shtetit të drejtës. Për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshë­m të vendit, Kryemadhi vendosi theksin edhe te zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutë­n dhe ligjet, si një premisë shumë e rëndësishm­e jo vetëm për të rritur besimin e shqiptarëv­e te drejtësia, por edhe për të rritur njëherazi edhe sigurinë juridike të investimev­e dhe bizneseve në Shqipëri. Anëtarët e bordit të cilët janë ekselenca shkencore e këtij universite­ti, nga më të njohurit në botë, shprehën gatishmëri­në e tyre për të mbështetur nismat e reja inovative, jo vetëm në fushën e rinisë, por dhe për çështje madhore, siç janë investimet e huaja direkte dhe trajtimit të biznesit të vogël.

Presidenti Daul i garantoi Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE- së për Partinë Demokratik­e si alternativ­ë qeverisëse.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha me presidenti­n e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul
Kreu i opozitës, Lulzim Basha me presidenti­n e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul
 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në Uashington, e ftuar nga "The George Washington University"
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në Uashington, e ftuar nga "The George Washington University"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania