Gazeta Shqiptare

Juncker: Hapim negociatat, nëse vijon progresi për 6 muaj

Kryeminist­ri takon presidenti­n e KE: Pa BE s'mund t'i kryejmë reformat Batutat në forum, Rama: Duam të martohemi me këtë union

- Darina Tanushi

Presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, u shpreh dje i impresionu­ar nga progresi që ka bërë Shqipëria në fusha të ndryshme kryesisht sa i përket reformës në drejtësi. Juncker i tha këto përshtypje, pas takimit me kryeminist­rin shqiptar, Edi Rama, në Bruksel. Në deklaratën pas këtij takimi, presidenti i KE- së u shpreh: "Ne lavdërojnë përpjekjet e kryeminist­rit për të luftuar korrupsion­in në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është bërë një progres domethënës në këtë drejtim. Si përfundim, për ato që po ndodhin në vend, që u shtohen atyre që janë bërë, ne jemi shumë të lumtur me çfarë po ndodh në Shqipëri. Nëse bëhet progres i mëtejshëm gjatë gjashtë muajve në vijim dhe mendojmë që do të bëhet progres dhe më tej, synoj që t'i propozoj Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare hapjen e negociatav­e, por kjo do të varet nga progresi reformave në muajt që vijnë. Jam besimplotë se kjo do të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme". Nga ana e tij, kryeminist­ri Rama u shpreh: "Është një kënaqësi e madhe t'ju dëgjoj dhe të kuptoj ndjesinë e gatishmëri­së që keni për të na mbështetur në këtë proces, që siç ju thatë, nuk përfundon kurrë, por duhet të konfirmohe­t javë pas jave e muaj pas muaji, duke e ditur që gjashtë muajt në vijim do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë që të hyjmë në një fazë të re, e cila do të jetë e vështirë, por absolutish­t e nevojshme për fillimin e negociatav­e për anëtarësim". "Për mua është krenari që erdha sot në Bruksel, me rezultate të prekshme, të konfirmuar­a nga të gjithë ju. Ajo çfarë mund të them në fund është se largohem nga Brukseli me bindjen që edhe më shumë rezultate të prekshme duhet të vijojnë", tha Rama. Më tej presidenti i KE- së, Juncker shtoi se do të vizitojë Shqipërinë vitin që vjen. Ajo që ra në sy ishte fakti se Juncker, i pyetur nga gazetarja shqiptare për deklaratën e tij për anëtarësim­in më parë të Malit të Zi dhe Serbisë, i sugjeroi asaj të mos citojë gazetarët dhe gazetat, në këtë pikë edhe Rama ishte dakord me Juncker. Më pas, kryeminis- "Në pranverë do të kem një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar me një delegacion sipërmarrë­sish evropianë, në mënyrë që të sigurohemi që ky raport i privilegju­ar me një vend, i cili duhet të shndërrohe­t në vitet e ardhshme në një anëtar me të drejta të plota të BE, të mund të shndërrohe­t edhe në një raport konkret për të krijuar vende të reja pune, për të nxitur zhvillimin dhe punësimin", tha presidenti i PE- së.

tri Rama mori pjesë me diskutimin e tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Miqtë e Europës. "Unë nuk mendoj se do ta teproja po të thosha se pa BE- në aty nuk do të kishim kurrë atë çfarë kemi në Ballkan aktualisht sa i takon "Nën lidershipi­n e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzako­nshme, veçanërish­t në reformën e drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsion­it, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE", tha dje Mogherini në takimin me Ramën. pajtimit, paqes dhe procesit të bashkëpuni­mit. Kjo nënkupton se për ne dhe Ballkanin, BE- ja është mjaft e rëndësishm­e si forcë shtytëse drejt së ardhmes dhe se integrimi në BE është një instrument unik i organizimi­t të shteteve e shoqërive tona. Nuk mendoj se pa BEnë, pa integrimin në BE, do të ishim në gjendje që të kishim reformat që po kryejmë, nuk do të ishim në gjendje që të kërkonim një sistem real, të fortë, të pavarur dhe efikas drejtësie. Pra, pa të nuk do të ishim në gjendje që të zhvillonim, apo të kishim një proces kaq tërësor të rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në sistemin e drejtësisë. Dhe kjo ndodh vetëm sepse ne duam të jemi pjesë e kësaj familjeje", theksoi Rama. "Duke qenë se kjo është një mundësi e hapur, Ballkani në përgjithës­i dhe Shqipëria në veçanti do të bëjnë përparim të konsiderue­shëm, por në qoftë se kjo zbehet, apo shndërrohe­t në një iluzion, atëherë gjërat mund të marrin drejtimin e gabuar", u shpreh Rama. Kryeminist­ri tha se rajoni ka një shans "mjaft unik për t'u divorcuar përfundimi­sht me të shkuarën dhe më në fund të martohet me këtë union të shkëlqyer, që thotë tërë kohë, "dua të martohem, po nuk jemi gati të flasim për këtë". "Dhe unë nuk e di se si mund të ndodhë kjo. Po, në mesjetë kishim martesa pa folur, por ky nuk është rasti, ndaj kjo është arsyeja përse ne në Ballkan kemi nevojë e duam të flasim. Ju i quani bisedime për anëtarësim, që do thotë, bisedime për martesë. Në qoftë se do të ndodhë, do të ndodhë", u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker me kryeminist­rin Edi Rama, në Bruksel
Presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker me kryeminist­rin Edi Rama, në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania