Gazeta Shqiptare

Drejtori i Zgjerimit në KE, Danielson: Koha të ecim më tej me integrimin e Shqipërisë

-

Ministri

për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Bruksel në konferencë­n "Pritshmëri të larta për vitin 2018. Hapi pasardhës i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian". Gjatë diskutimit të tij, Bushati theksoi se pritshmëri­të e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare që bazohen në punën e bërë dhe progresin e arritur e bëjnë vitin 2018 të veçantë dhe përcaktues për hapat e mëtejshëm në konkretizi­min e procesit evropian të Shqipërisë. Duke argumentua­r mbi rëndësinë që ka marrja e vendimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it për Shqipërinë, Bushati nënvizoi gatishmëri­në e qeverisë për t'u angazhuar në këtë ushtrim transformu­es për vendin dhe shoqërinë. "Arritjet tona përbëjnë tashmë një bazë solide për përparim thelbësor e cilësor në procesin e integrimit në një sërë fushash parësore, në mënyrë të veçantë për kapitujt 23 dhe 24", theksoi Bushati. Drejtori i Përgjithsh­ëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, përgëzoi qeverinë shqiptare për ecurinë e reformave, në mënyrë të veçantë asaj në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm. "Dinamika e zhvillimev­e në Shqipëri - theksoi ai - po krijon një besim në rritje në Bashkimin Evropian se ka ardhur koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian". Ai theksoi se në shkurt 2018 komisioni do të paraqesë strategjin­ë e zgjerimit dhe në muajin prill do të prezantojë raportin mbi Shqipërinë, ku do të paraqiten propozimet e komisionit, mbështetur në analizën e rezultatev­e të arritura në plotësimin e pesë përparësiv­e kyç. Raportuesi për Shqipërinë, eurodepute­ti Eduard Kukan, theksoi se ai ishte dëshmitar i ndryshimev­e të ndodhura në Shqipëri, të cilat sipas tij kanë krijuar besim tek të dy grupimet e mëdha politike në Parlamenti­n Evropian për ta ftuar sa më parë Shqipërinë në tavolinën e bisedimeve për anëtarësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania