Gazeta Shqiptare

Ngërçi, si zgjidhet kryeprokur­ori i ri

-

që krijohet për zgjedhjen e kryeprokur­orit ka të bëjë me mosngritje­n e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, i cili sipas Kushtetutë­s, ka si kompetencë deklarimin e mbarimit të mandatit të kryeprokur­orit, por njëherazi i propozon Kuvendit edhe 3 kandidatur­at për këtë pozicion. OPDATE dhe EURALIUS përmes një dokumenti të publikuar pak kohë më parë nga "BalkanWeb" u janë referuar dispozitav­e tranzitore për zgjedhjen e kryeprokur­orit, duke sugjeruar zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. PS duket e vendosur të shkojë drejt kësaj linje, ndërsa opozita e ka kundërshtu­ar. Por çfarë parashikon neni 148 i Kushtetutë­s? Proku- rori i Përgjithsh­ëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëv­e të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, për një mandat 7- vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparen­te, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikua­r dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit. Prokurori i Përgjithsh­ëm zgjid- het nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesiona­l, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistrat­urës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administra­tën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithsh­ëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimev­e, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë shpallet i emëruar. Pas përfundimi­t të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithsh­ëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania