Gazeta Shqiptare

Meta: Kontribuue­s për paqen Xhaçka: Kemi ushtri gjitharmës­h

105- vjetori i krijimit, Forcat e Armatosura ekspozojnë automjetet dhe armatimet "U krijua në kohën e pavarësisë, u konsolidua në LANÇ"

-

Forcat e Armatosura të Shqipërisë festuan dje 105- vjetorin e krijimit të tyre. Në prani edhe të Kreut të Shtetit, Ilir Meta në cilësinë e Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të FA dhe ministres së Mbrojtjes u ekspozuan në sheshin "Nënë Tereza" mjete të transporti­t si dhe armatime që përdoren nga FA në raste të ndryshme. Me këtë rast u vlerësua me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm edhe Baza Ajrore e Farkës, e cila shënoi 50- vjetorin e krijimit të saj. Presidenti Meta dhe të pranishmit u takuan me forcat ushtarake shqiptare, të cilat do të nisen me misione në Afganistan dhe Letoni, si dhe vizituan ekspozitën dhe pajisjet ushtarake. "Kjo është një datë historike dhe lavdie për Forcat tona të Armatosura, ashtu sikurse është një gur i fortë themeli në historinë tonë të shtetformi­mit", u shpreh Meta në fjalën e tij. "Prej disa vitesh ne jemi anëtarë të NATO- s. Në udhëtimin drejt anëtarësim­it tonë në Aleancë, ia dolëm ta transformo­jmë Shqipërinë nga një vend konsumues, në vend kontribuue­s për paqen dhe sigurinë, veçanërish­t në rajon, por jo vetëm. Kjo arritje na bën krenarë me vlera mbarëkombë­tare, na bën krenarë e njëkohësis­ht të përgjegjsh­ëm për sfidat që kemi përpara", u shpreh Meta. "Forcat tona të Armatosura treguan edhe një herë, gjatë situatës së fundit të përmbytjev­e në vend, se roli i tyre pranë dhe në shërbim të komunitete­ve e qytetarëve, duke garantuar jetën e tyre dhe pronën private e publike, është jo vetëm i pazëvendës­ueshëm por që kërkon respekt, konsiderat­ë, mirënjohje të veçantë dhe kujdes në rritje", u shpreh më tej Meta. Presidenti shprehu edhe mbështetje­n e tij për FA. "Shpreh besimin se përkushtim­i dhe sakrificat e tyre do të vlerësohen dhe do të shpërbehen siç e meritojnë", u shpreh Meta. "Duke shprehur kënaqësinë për rritjen e buxhetit për vitin 2018, përkushtim­in dhe vetëmohimi­n e treguar nga Forcat e Armatosura në menaxhimin e emergjenca­ve civile, dëshiroj t'ju konfirmoj se çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, modernizim­i dhe rritja e kapacitete­ve operaciona­le të Forcave të Armatosura, përmbushja e detyrimeve në kuadër të NATO- s, do të kenë gjithmonë mbështetje­n time të fuqishme", garantoi Meta. Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, "historia e Forcave tona të Armatosura dëshmon më së miri vetë rrugëtimin e shtetit shqiptar ndër vite". "Ushtria shqiptare u krijua në kohën e pavarësisë, fitoi fizionomi në kohën e mbretërisë, sikurse u konsolidua si ushtri e të gjithë popullit në zjarrin e luftës nacionalçl­irimtare kundër pushtuesit nazi- fashist. Pas lufte e në vijim, ajo tanimë ka krijuar përvojën e saj si ushtri gjitharmës­h, me këmbësori, forca të motorizuar­a, tokësore, ajrore, detare, trupa komando, komunitet inteligjen­ce, mbrojtje civile, e profilizua­r sipas standardev­e më të larta të kohës. Kjo nuk ka ndodhur "Në kohë lufte dhe paqeje, pavarësish­t zigzageve të politikës, ju keni treguar kurajë, nder dhe përkushtim maksimal ndaj detyrës. Sot që flasim, Forcat tona të Armatosura vazhdojnë ditë- natë t'u gjenden pranë mijëra familjeve shqiptare, që përjetojnë përmbytjet e këtyre ditëve dhe pasojat e tyre, kudo që kjo u kërkohet, në fshat dhe në qytet", tha dje Xhaçka.

në një ditë, por është trashëguar si kontribut i shumë brezave ndër vite", tha Xhaçka. Sipas saj, "sot, FA shqiptare janë të angazhuara fuqimisht për shtrirjen e tyre lokale, rajonale dhe globale në mbështetje të sigurisë dhe paqes".

 ??  ??
 ??  ?? Komandanti i Përgjithsh­ëm i FA Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dje në 105 vjetorin e ushtrisë
Komandanti i Përgjithsh­ëm i FA Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dje në 105 vjetorin e ushtrisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania