Gazeta Shqiptare

Shqipëria NATO- s: Duam ndihma dhe ushqime

EC: Fillon dezinfekti­mi i banesave, qendrave shëndetëso­re, shkollave në Gjirokastë­r, Vlorë, Berat etj. Përmbytjet, Bullgaria ofron e para 8 tonë me ndihma

- Ina Allkanjari

Me largimin e ujit nga pjesa më e madhe e zonave që u përmbytën, Shqipëria i është drejtuar NATO- s duke kërkuar ndihmë. "Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Këto janë reshjet më të forta që kanë rënë ndonjëherë në Shqipëri. Reagimi i institucio­neve ka qenë jetik në parandalim­in e humbjes së jetës së njerëzve. Nga ana tjetër, bazuar në vlerësimet fillestare, dëmi material ka qenë i madh",- thuhet në njoftimin e NATO- s. Në kërkesën që Shtabi i Përgjithsh­ëm i ka drejtuar NATO- s, thuhet se janë përmbytur më shumë se 15 mijë hektarë. Dëmet e shkaktuara janë të tilla: 4715 godina, 41 biznese, 127 akse rrugore, 177 shkolla, 78 ura, 30 stacione ujësjellës­i, 11 diga, 26 stacione elektrike, 29 rita dhe një stacioni pompimi uji. Shqipëria kërkon nga NATO me urgjencë këto gjëra: ura portabël( 78 copë), 45 metra të gjata, me kapacitet 20 tonë minimumi. Po ashtu kërkohen varka për ujëra të cekët, pajisje për zhytje, gjenerator­ë, fuoristrad­a, pajisje të ndihmës së parë, batanije, tenda, ngrohëse, kostume antiujë, ushqim i konservuar, ushqim fëmijësh, pelena, ushqim për kafshët, etj. Ndërkaq Bullgaria është shprehur e gatshme të dërgojë 8 ton ndihma me ushqime dhe veshje në vendin tonë.

BULLGARIA

Përmbytjet e ditëve të fundit në vendin tonë shkaktuan dëme të konsiderue­shme materiale. Pas kërkesës nga Shqipëria drejtuar NATO- s, Bullgaria ka vënë në dispozicio­n të të prekurve nga përmbytjet ndihma financiare, ushqimore dhe veshmbathj­e. Sipas kryeminist­rit bullgar Bojko Borisov, ndihma po përgatitet për Shqipërinë, që është edhe vendi më i dëmtuar pas reshjeve intensive të shiut në Gadishulli­n e Ballkanit. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve "Novinite. com", ndihma është afërsisht 70 000 BGN. Kjo e fundit është siguruar nga rezervat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Dëmet e shkaktuara janë 4715 godina, 41 biznese, 127 akse rrugore, 177 shkolla, 78 ura, 30 stacione ujësjellës­i, 11 diga, 26 stacione elektrike, 29 rita dhe një stacioni pompimi uji. Në kërkesën që Shtabi i Përgjithsh­ëm i ka drejtuar NATO- s, thuhet se janë përmbytur më shumë se 15 mijë hektarë.

 ??  ?? Faksimile e kërkesës drejtuar NATO- s
Faksimile e kërkesës drejtuar NATO- s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania