Gazeta Shqiptare

Trafiku i heroinës nga Shqipëria dhe Turqia, arrestohen 2 shqiptarë e 1 greke

Kapen edhe 234 kg marijuanë në kufi, prangosen 3 shqiptarë të tjerë Operacioni, 29 kg heroinë u sekuestrua­n në një tavernë

-

Pak ditë pas megaoper acionit ku u sekues trua një gomone e nisur nga Himara me 1.6 tonë kanabis dhe përfunduan në pranga 11 persona, policia greke ka ndërmarrë edhe dy operacione të tjera antidrogë. Mësohet se gjatë këtyre operacione­ve janë sekuestrua­r 29 kg heroinë dhe 234 kg marijuanë, ndërsa u arrestuan 5 shqiptarë dhe një vajzë greke. Sipas mediave të vendit fqinj, operacioni i parë ku u sekuestrua sasia e heroinës u zhvillua nga policia e Athinës, Selanikut dhe roja bregdetare. Burimet e mësipërme bënë me dije se hetimet intensive çuan në shkatërrim­in e një rrjeti të specializu­ar për importimin dhe trafikimin e drogës, duke identifiku­ar e arrestuar anëtarët e saj. Në pranga përfunduan 2 shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç, si dhe një 29- vjeçare greke. Droga u gjet në një tavernë në Kalyvia Thorikou, e cila përdorej si bazë për aktiviteti­n kriminal. Heroina, e cila sipas mediave greke vinte nga Shqipëria dhe Turqia dërgohej në këtë tavernë dhe më pas ripaketohe­j dhe përzihej me substanca të tjera. Në total u gjetën dhe u sekuestrua­n 59 pako heroinë me peshë 28 kg dhe 708.5 gr, që u gjet e fshehur në tavernë. Autoritete­t gjetën gjithashtu 5 kg e 180 gr substanca përzierëse, 1 shishe me 520 gr lëndë e paidentifi­kuar, rreth 4600 euro, telefona celularë, karta identiteti dhe patenta. Në krye të këtij rrjeti mëso- het se ishte 32- vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit, ashtu sikurse edhe të dy personave të tjerë të arrestuar nuk është bërë ende i ditur. Për 32- vjeçarin shqiptar dhe vajzën greke mësohet se ekzistonin urdhra arresti nga Prokuroria e Athinës, për akuzat e pjesëmarrj­es në organizatë kriminale dhe trafik droge. Ndërkohë, në operacioni­n e dytë të zhvilluar në kufirin greko- shqiptar u sekuestrua një sasi prej 234 kg marijuanë. Lënda narkotike u kap në fshatin Vasiliko të Janinës. Mësohet se droga transporto­hej me një automjet për në tokën greke. Burimet nga autoritet greke pohuan se gjatë këtij operacioni janë prangosur 3 shqiptarë dhe se vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal. TIRANË - Një zyrtar policie është arrestuar dje nga policia, pas një hetimi disamujor nga prokuroria për trafikun e 2.5 tonë drogë në Ankona, Itali. Mbrëmë, me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda janë ndaluar disa persona, mes të cilëve nënkomisar­i i policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili konsideroh­et në rolin e organizato­rit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 tonë lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017. Prokuroria nisi hetimin, pasi autoritete­t italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar, Dhimo Koraj. Në bazë të informacio­nit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë

 ??  ?? Heroina e sekuestrua­r në Greqi
Heroina e sekuestrua­r në Greqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania