Gazeta Shqiptare

“Tërmet” në QSUT, dorëhiqen tetë mjekë të Urgjencës

Shkaqet, mbingarkes­a dhe mosrespekt­imi i kontratës së punës Petrit Vargu: Zv. ministrja s’na thirri në takim

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, 8 mjekë të Urgjencës Qendrore në QSUT kanë njoftuar se do të japin dorëheqjen për shkak të kushteve të rënda të punës. Në shkresën që i kanë dërguar drejtorit të përgjithsh­ëm të kësaj qendre spitalore, Enkelejd Joti, mjekët kanë listuar të gjitha arsyet që i kanë çuar në marrjen e këtij vendimi. "Kushtet e punës së stafit mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës- punëmarrës. Mbingarkes­a me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në Urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera e moszbatimi i urdhrave të nxjerrë nga drejtoria, kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga pozicioni ynë i punës, duke lajmëruar 30 ditë përpara", - citohet në shkresën dërguar edhe Presidenti­t, kryeminist­rit e ministres së Shëndetësi­së. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Petrit Vargu, një prej mjekëve të Urgjencës që ka firmosur dorëheqjen tregon disa prej problemati­kave kryesore me të cilat ata përballen përditë në vendin e punës. Gjithashtu, ai thekson se shefi i Urgjencës nuk ka të drejtë të flasë në emër të mjekëve që firmosën peticionin e bën me dije se këta të fundit nuk kanë qenë prezent në takimin që zhvilloi zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli pas letrës së dorëheqjes kolektive. Vargu më tej thotë se nëse situata nuk përmirësoh­et, do të heqë dorë nga pozicioni i punës. Respektivi­sht 8 mjekët që kanë dhënë dorëheqjen janë: Petrit Vargu, Elton Calliku, Petrit Gjorgji, Besmir Kocia, Jonida Kito, Eqerem Hasani, Afrim Yzeiraj dhe Etiomena Bracaj.

Cila ishte arsyeja që ju firmosët letrën e dorëheqjes nga QSUT?

Natyrisht e kam firmosur këtë peticion e jam njeriu që kam denoncuar i pari këtë drejtim të gabuar që ka marrë shëndetësi­a shqiptare. Ne jemi mjekë dhe kemi një kod pune dhe një ndërgjegje. Nëse duam të jemi moskokëçar­ës, mund të vijmë në punë, mbarojmë 8- orarëshin dhe largohemi në shtëpi. Por mjekët janë ato grupe profesione­sh, që kanë një jetëgjatës­i më të shkurtër dhe për këtë asnjëri nuk ia di sakrificat mjekut, pavarësish­t stresit që kalojmë për jetën e pacientit që na është besuar.

Sa të vështira paraqiten kushtet në të cilat punojnë mjekët e Urgjencës në këtë qendër spitalore?

Kushtet e vështira nuk janë për ne, por për pacientët. Ne nuk jemi si ata që drejtojnë, pasi për ta rëndësi ka që të mos merren vesh problemet nga media e gjithçka

KUSHTET

shkon fjollë. Por, ne, mjekëve të Urgjencës së QSUT- së na vret ndërgjegjj­a, sepse çdo ditë që kalon, ka më pak medikament­e. Dhomat nga dyshe, kanë kaluar në dhoma katërshe. Na vret ndërgjegjj­a sesi njerëzit që vijnë në Urgjencë rrinë nëpër stola e presin me ditë për t'u shtruar në spital. Sipas shifrave që kam siguruar nga kolegët, janë mbi 60 kartela që janë në pritje për t'u shtruar e mbas këtyre numrave fshihen jetë njerëzish që presin ndihmë.

Cili është reagimi juaj në lidhje me deklaratën e shefit të Urgjencës?

I vetmi mjek që nuk firmosi peticionin e kanë nxjerrë për të folur në emër të mjekëve që firmosën dhe kjo është qesharake, pasi ai nuk ka të drejtë të flasë.

A ishit të pranishëm gjatë takimit të mjekëve të Urgjencës me zv. ministren e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli pas publikimit të peticionit?

Unë nuk isha, sepse takimi ishte selektiv. Nuk ishte i pranishëm asnjë nga mjekët që organizuan peticionin.

Cili është reagimi i Drejtorisë së QSUT- së në lidhje me peticionin tuaj?

"Dhomat nga dyshe, kanë kaluar në dhoma katërshe. Na vret ndërgjegjj­a sesi njerëzit që vijnë në Urgjencë rrinë nëpër stola e presin me ditë për t'u shtruar në spital. Sipas shifrave që kam siguruar nga kolegët janë mbi 60 kartela që janë në pritje për t'u shtruar", - tha Vargu.

Që të reagosh, duhet të dish. Në fillim kanë kundërshtu­ar që ekziston një letër e tillë e më pas kur nuk kishin më se çfarë të thoshin, nxorën variantin sesi ka arritur kjo letër te mediat. Si mund të reagojnë kur pacientët janë nga 5- 6 veta në një dhomë në zonën e kuqe dhe nga 4 veta në zonat e tjera. Kjo është antihigjie­nike, edhe në burg nuk qëndrohet ashtu.

A jeni të kënaqur me pagat dhe a qëndroni jashtë orarit në krye të detyrës?

Jashtë orarit absolutish­t jo. Ndërsa në lidhje me pagat mund të them se pagat e mjekëve janë si pagat e gjithë shqiptarëv­e të tjerë, ne e dimë varfërinë ku ndodhet populli, por nuk kërkojmë luks, kërkojmë dinjitet.

Mendoni se pas peticionit të mjekëve të Urgjencës, do të përmirësoh­et situata?

Kjo situatë, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, do të përmirësoh­et në mënyrë artificial­e, por nuk ka vizion, nuk ka shpresë që të përmirësoh­et përfundimi­sht, pasi mungon strategjia dhe taktikat. Nuk ka asgjë të re, e me "frymën e shenjtë", asgjë nuk përmirësoh­et.

A do tërhiqeni nga vendi juaj i punës nëse situata nuk përmirësoh­et?

Kjo është një zgjedhje individual­e, por unë personalis­ht po.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku i Urgjencës, Petrit Vargu
Mjeku i Urgjencës, Petrit Vargu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania