Gazeta Shqiptare

Antikonfor­misti Aleksandër Lalo

- Fatmira Nikolli

Një ditë para se të ikte, vetëm 24 orë përpara se të ndërronte jetë, la këtë skicë portret për mikun e tij. Petrit Ruka thotë se nuk e di se ç'i shkrepi në kokë Aleksandër Lalos, kur i kërkoi një stilolaps kamarierit të kafes dhe tha: Petrit, do të të bëj një skicë! E firmosi dhe ia dha. Ruka e palosi dhe e futi në xhepin e xhaketës. Sipas Lalos, ky ishte Ruka në atë çast, diku rreth orës 19: 30 të datës 19 nëntor 2017. Të nesërmen do të ndaheshin fizikisht njëherë e përgjithmo­në në orën 10.55 përpara Teatrit Kombëtar. Kanë kaluar pak ditë që kur Aleksandër Lalo, pasditen e një të diele na ktheu shpinën, pothuaj me përçmim. Kur mendon imazhin e tij, pyetja e parë që të shkrep në mendje, është në i duam ne të ndryshmit, apo bëjmë sikur? Dhe pse i etiketojmë si të çmendur ata që janë ndryshe nga ne, më të guximshëm se ne, më të mirë se ne, ose, së paku më të vërtete se ne? Aleksandër Lalo ishte antikonfor­mist. Me siguri, e dinte se fjalët e mira e të pamerituar­a për ndokënd do e ndihmonin më shumë se e vërteta që ziente në kokën e tij. Ai e dinte, por nuk e zgjodhi. Sa shumë njerëz i mbajtën mëri, kur u tha se notat e tyre nuk vlenin, në atë muzikë komerciale që askush nuk e mbante mend një vit më vonë. Një vijë melodike që krijonte zigzage të rrëmujshme. Një kaos që shoqëron trupa të zhveshur. Të tjerëve u pat thënë se filmat e tyre qenë pa kuptim, që mund të ishin gjithçka po jo kinema. Atë ditë të diele, të fundit të jetës së tij, i pat thënë mirupafshi­m Margës, kur mbyllte për herë të fundit, derën e shtëpisë. Shkallëve do të fshinte syzet. Kafen e mëngjesit e gjerbi me mikun e tij, Petrit Ruka, duke bërë të njëjtat biseda të zakonshme. Nëntori po ikte, për të ardhur dhjetori. Ruka, kujton sot për "Gazeta Shqiptare", të dielën me mikun tij. - Si ishte dita e fundit e Lalos ? Atë ditë e kemi ndarë bashkë. Pimë kafen bashkë në mëngjes, si çdo ditë. E pimë në kafe se kohët e fundit kishte filluar të ndihej i lodhur. Kishte filluar të ankohej. Thoshte shpesh nuk jam mirë, por këto kohë ndihej i lodhur, i mpakur, më frymëmarrj­en kishte probleme e kishte filluar të përtonte, ai njeri që nuk përtonte kurrë. Ai kishte dëshirë gjithnjë të ikte larg. Atë ditë, unë do të ikja në një aktivitet të shoqatës "Labëria". I thashë eja më shoqëro. Tha po të shoqëroj deri te Opera, i thashë eja më tutje se të ndryshken këmbët. Më shoqëroi deri te pedonalja te teatri. U ul të më priste në një kafe. Pas 15 minutash ai më mori në telefon, siç ishte i paduruar, dhe tha: "Hë ore, mbarove?". Jo, - i thashë, - ende nuk kemi filluar. "Ehu, ika unë", - tha. - Ku u sëmur? Telefonata e dytë, ishte nga spitali. Shkoi deri afër piramidës, dhe aty pati një gjendje të fikëti. U kujdesën disa qytetarë. E çuan në urgjencë. Nga spitali shtetëror e çuan te një privat dhe aty ishte pesë orë ferri. Deri në orën 9 të mbrëmjes kur u shua.

Ishte e habitshme. Ishte mirë, nuk vuante nga ndonjë gjë serioze. Edhe nga zemra ishte kontrollua­r 4- 5 muaj më parë, kish rezultuar mirë. Ishte ikje tronditëse, e hidhur, e beftë. Ishte një vdekje tinëzare. - Si u përjetua ikja e tij? U tronditëm të gjithë, ne miqtë e familja. Pas vdekjes, zbulohet si me magji tërë jeta e një njeriu. Bëhet bilanci i tij dhe reagimi për ikjen e Lalos ishte shumë masiv. Kam marrë 600- 700 mesazhe. Më ka bërë përshtypje reagimi në rrjetet sociale, sepse është i sinqertë, ngase nuk është një reagim që bëhet për t'u botuar në media. Atëherë kam kuptuar se ku qëndronte sekreti që ishte kaq i dashur për njerëzit e thjeshtë. Me sa duket, njeriu i thjeshtë, anonim, ai që është diku atje, ka ca idhuj, ka ca simbole. Do dhe ka nevojë të mishërohet diku, atë që ka në shpirt, ai nuk ka mundësi ta realizojë, nuk ka mundësi të rebelohet. Zëri i tij nuk dëgjohet. Njerëzit gjenin te Lalo atë rebelizmin që mund ta shprehnin vetë, sepse nuk kishin një mikrofon, nuk kishin një zë, as nuk kishte kush t'i dëgjonte. - Ai ishte antikonfor­mist. Te Lalo mishërohes­hin qindra e mijëra njerëz të thjeshtë në revoltën e tyre për artin komercial, të cilin ai si asnjë artist tjetër e kritikonte, i jepte zë kritikës. I qëndronte problemit përballë, ishte rebel e kritik, ndaj këtij arti, ndaj Ministrisë së Kulturës, ndaj Festivalev­e të RTSh- së, i bënte gjyqin atij festivali. Nuk ishte konformist. Ky skaner që u bënte eventeve publike e bënte Lalon të rrezikonte, të ishte i mëritur me shokët e tij, me orkestrën, punonjës të RTSH- së, po të ishte konformist nuk do t'i interesont­e të përplasej me 10, 20, 30 drejtues me të cilët, donte apo nuk donte ishte e vetmja mundësi që të bashkëpuno­nte që të realizonte koncertet e tij. Lalo ishte një fëmijë i sinqertë që i thoshte gjërat që mendonte, pa menduar nëse mund të të ngelte qejfi. Ua thoshte edhe miqve më të afërt. Ne nuk jemi shoqëri ende e emancipuar ku njeriu është vetvetja, ku njeriu e artisti ka individual­itet, shumica e artistëve janë ende konformist­ë. Flirtojnë me pushtetet, me segmente të pushteteve, me ata që kanë në dorë projekte e financime. Në Shqipëri është bërë moto, "mos fol se do të të duhet". Ç'të duhet që flet? Kështu jemi, këta jemi, kjo sofër është e do ulesh me ta, do hash me ta. Unë them se ky ishte sekreti që Lalon e donin. Sekreti tjetër, është se Lalo kishte magjinë e të thjeshtës. Artistët e mëdhenj janë të thjeshtë. Ata nuk i komplikojn­ë vlerat e tyre, nuk i kthejnë në rebuse që ti të jesh vazhdimish­t mes pikëpyetje­ve. Sekreti i muzikës së tij është se ishte e thjeshtë. Këngët e Lalos i di e gjithë Shqipëria.

Ishte një njeri që luante me elemente shqiptare, është melodist, sepse shpirti i këngës është melodia.

Si njeri ishte i vërtetë, por i tillë ishte edhe në muzikë. Ka një mister në këngët e tij. Por mrekullia është që me atë pak miell, bën një dritë, bën një gëzim.

- Është kujtuar këto ditë një përplasje që ai pati me ministren e Kulturës?

Lalo nuk është se e kishte me Mirela Kumbaron, në kuptimin individual. Ishte institucio­nale. Do them diçka që e dinë vetëm miqtë e tij. Disa ditë pas asaj përplasjej­e, ai kishte datëlindje­n dhe i erdhi një tufë me lule. Ministrja vetë i kishte dërguar një tufë të madhe me lule në shtëpi. Lalo u prek shumë. Unë nuk e kam me të tha, nuk e kam me Mirelën, e kam me fenomenin. Mendoi se në një farë mënyre ishte vlerësim.

- A ishte i vetmuar ai duke qenë se qe natyrë kritike?

Ishte një njeri që kishte dy a tre miq të afërt me të cilët dilte e zbrazej. Sigurisht që ishte i zhgënjyer. Dhimbja e tij më e madhe ishte muzika, e cila po katandisej. Ishte ndër të vetmit që fliste, ishte futur në këtë betejë dhe fliste gjithmonë. Edhe në televizion ai fliste sidomos për tekstet që janë mizerabël që janë të mbështetur­a në dy a tri fjalë pa kuptim. Për muzikën që mbeti në duar amatorësh kishte shumë dhimbje. Megjithëse ai kishte një bindje që një ditë, e gjithë kjo do binte. E gjithë kjo tollovi e madhe, kjo ngrehinë e madhe, e rreme, e pistë, e padenjë për Shqipërinë që vjen nga një traditë e shkëlqyer, do bjerë një ditë, siç ranë sobat bullgare, - më thoshte mua. Në fillim u sulën të gjithë, u blenë 200 mijë soba bullgare. Sot s'ka asnjë sobë bullgare në treg, më thoshte. I njëjti proces do të ndodhë dhe ka të drejtë. Dhe po e shohim se do bjerë. Vetë televizion­et po kërkojnë këngë më të mira, iu kthyen muzikës live në festivale. Kështu është shoqëria njerëzore, bën ca hapa pas dhe e kap veten.

- Ai ka bërë edhe muzikë filmash. Si e gjykoni atë muzikë?

Jo vetëm ka bërë, por është pa dyshim bashkë me Kujtim Laron dy yjet më të mëdhenj të muzikës së filmit. Filmi shqiptar ka plot mungesa, është modest në kamera e dramaturgj­i, por filmi shqiptar ka vetëm diçka të padiskutue­shme, muzikën. Edhe vetë të huajt e thonë, se e vetmja që nuk mund të anatemohet, e anashkaloh­et, është muzika e filmit. E denjë për të qëndruar me muzikën e filmit në gjithë botën. E këtu ku kanë kontribut, nga Çeska Zadeja te Limos Dizdari, dy yjet e kësaj muzikë pa dyshim kanë qenë Kujtim Laro e Aleksandër Lalo. - E vlerësonte veten për muzikën e filmit? Kur i thoshin që ke bërë muzikë të mirë e je një ndër kompozitor­ët më të mirë të muzikës së filmit, ai thoshte jo, është Kujtimi i pari. Fliste për Kujtimin me një nderim shumë të madh. Këtë nuk e thoshte për të rënë në sy, por sepse e besonte. Ka pasur fatkeqësin­ë që nuk i janë dhënë filma shumë të mirë. Nuk i është besuar një film si "Nëntori i dytë", as si "Përballimi", "Lulëkuqet mbi mure". Iu dhanë filma më të dorës së dytë a të tretë, sepse Lalo ishte në Kukës e kishte edhe rrethana të tjera. Ajo që të habit është se ai ka sh-

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Petrit Ruka
Në foto: Petrit Ruka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania