Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Petrit Rukës: Si u njoh me Margën në Kukës dhe dashuria e tij për muzikën Miku i ngushtë rrëfen bisedat me të: Puna që la përgjysmë, një muzikë filmi për fëmijë

"Dita e fundit e kompozitor­it që tha: Muzika tallava do zhduket si sobat bullgare"

-

këlqyer në filma, të cilët nuk janë të rëndësishë­m shumë. I jepnin filma për fëmijë, por ai ka shkëlqyer, edhe pse ishin filma të vegjël, në kuptimin e temave. Ai ka bërë një mrekulli me filmin "Tomka dhe shokët e tij", që ka një muzikë të mrekullues­hme. Nuk po them pastaj për "Dimrin e fundit". Po ju kujtoj muzikën e "Emblemës së dikurshme" që është po ashtu e mrekullues­hme. Ishte skrupuloz që nuk nxirrte nga duart e tij gjëra që nuk ishin të denja. Aleksandër Lalo krijoi në 30 e ca vite rreth 800 këngë dhe muzikë për më shumë se 30 filma artistikë, duke bërë një emër të shquar në muzikën shqiptare.

- Së fundmi, po bënte muzikë filmi? Së fundmi po punonte për një muzikë të një filmi që kam xhiruar unë. Kam xhiruar një film për fëmijë, në Përmet. Është 30 minutash, e mori me shumë qejf sa kthehej deri në bezdi. Kërkonte të dinte çdo plan e çdo frazë. Tema e muzikës ka ngelur në pianon e tij, për mungesë fondesh. Lalo nuk pranonte ta bënte në mënyrë kompjuteri­ke muzikën. Ai donte orkestër, dhe për këtë duheshin 2 milionë lekë që ne nuk i kishim. Është pengu im që nuk arriti ta bënte. Është një dhimbje për mua që nuk do të jetë në premierë, nuk do ta dëgjojë muzikën e tij, nuk do ta shohë. Iku me brengën që nuk e realizoi. Do bëj një gjë shumë të bukur thoshte, jetonte më këtë gjë. Ne do të përpiqemi, janë ofruar dy a tre miq të tij ta bëjnë këtë punë falas.

Ai nuk bënte më këngë, por bënte skica sinfonike. Është një kompozitor që ka bërë koncert 1 orë e gjysmë me muzikën e tij. kishte shkruar 9 pjesë sinfonike dhe koncerti që u bë te Katedralja Ortodokse ishte ndoshta më i bukuri i këtyre 20 viteve të fundit. - Si ishte njohur me Margën ai? Marga është një grua shumë e urtë e shumë e dashur. I ka qëndruar gjithnjë pranë. Përjetoi ikjen e tij në më dramatike. U njohën në Kukës. Në natën e vonë një djalosh i hajthëm, vetëm 23 vjeçar, i diplomuar për muzikë, nisej për në qytetin e vjetër. Ishte fill i vetëm, shtrihej në krevat me gjithë rroba në të ftohtin e veriut.

Në Tiranë kishte filluar të bënte emër si një muzikant fin, ka marrë pjesë në festivalin e famshëm që quhet thjesht i 11- ti, ku ka edituar këngën e bukur "Vajzat dhe kompozitor­i" me një ritëm e tekst të çuditshëm, ka bërë vullnetari­sht një orkestër për cirkun që e dirigjonte vetë dhe shokët thonin se është kaq premtues. Në gusht të vitit 1973 autobusi i linjës zvarritet maleve drejt veriut. Rruga deri në Kukës aso kohe zgjaste më shumë se sa linja Tiranë - Nju Jork. Aleksandër Lalo, që sapo ka mbaruar shkollën e lartë ka lënë pas kryeqyteti­n ku ka lindur, fizarmonik­ën e tij të dashur, shokët, miqtë dhe një mal me ëndrra për të bërë këngë të bukura. Dega e Lidhjes së Artistëve në Kukës vendos ta bëjë kandidat të Lidhjes së rrethit. Muzikanti ngrihet në këmbë i falënderon thellësish­t dhe u thotë se ka nja shtatë vjet që është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve të Shqipërisë. Po ata ngulin këmbë si dreqi. Mirë bre, atje je anëtar, pranoje që këtu të jesh kandidat. Dhe Sandri fliste me aq dashuri për Kukësin e ngul këmbë se ato kanë qenë vitet më të bukura të jetës së tij. Ato tetë vite. Pikërisht në ikje e sipër ai njeh aty një vajzë të hijshme që sapo ka mbërritur si dentiste. Kukësi ia dha edhe këtë fat që quhej Marga, dhe që do të bëhej shoqja e tij e mirë e jetës. Kur tregonte për puthjen e tij të parë midis mollëve, thotë se pikërisht atë çast nëpër natën e rrallë kaloi si një vegim me turfullim një kalë i bardhë. Dhe shtonte; nuk më besojnë, po kaloj vërtet një kalë i bardhë. Ndoshta "kali i Sandrit" ka kaluar vërtetë si një kalë i bardhë që ndillte fat për atë martesë të lumtur.

 ??  ?? Në foto: Aleksandër Lalo
Në foto: Aleksandër Lalo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania