Gazeta Shqiptare

Amnistia e munguar dhe të drejtat e njeriut

-

dhe Kuvendi kanë të drejtën të zbatojnë politikat e tyre nëpërmjet ligjit për amnistinë. Kjo në tërësi është edhe një rregullato­r perfekt, nëse ka shkelje të të drejtave të dënuarve nga gjykatat apo vendimet e tyre të padrejta për veprat e lehta penale dhe shtresat vunerabile e në pamundësi ekonomike. Por, kurrsesi nuk duhet të nënkuptojë që meqenëse qeveria e Kuvendi e kanë këtë të drejtë kushtetues­e të vendosin sipas oportunite­tit politik apo privilegji­t për kategori të caktuara dhe kjo të përdoret politikish­t ( si psh., rasti i amnistisë nga ndjekja penale të politikanë­ve në Rumani, që ngjalli protesta popullore).

Në mënyrë që ligji për amnistinë të japë efektet dhe të përmbushë qëllimin e tij humanitar është e nevojshme kryerja e një studimi të mirëfilltë paraprak nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, përpara se të dilet në përfundimi­n nëse do të ketë apo jo ligj për amnistinë. Deklaratat e nxituara mbi një ligj për amnistinë, pa pasur një studim paraprak në tavolinë mbi situatën e të burgosurve, paraburgos­urve, personave nën hetim, të dyshuarve për vepra penale të caktuara, situatën e burgjeve, mbipopulli­mit dhe të kriminalit­etit në vend, të veprave penale relativish­t të lehta për të cilat parashikoh­en dënime të rënda, etj. Pra, nuk i shërbejnë qëllimit human të ligjit dhe unë si një ish- drejtore burgu nuk do e sugjeroja kurrë një amnisti në kundërshti­m me ligjet në fuqi.

Më poshtë po sjell në vëmendje përcaktime­t ligjore për dhënien e amnistisë.

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 81 parashikon të drejtën e Këshillit të Ministrave, çdo deputeti, si dhe 20 mijë zgjedhësve për të propozuar ligje.

- Ligji për amnistinë miratohet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, duke u vendosur në një nivel me ligjet për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve, të parashikua­ra nga Kushtetuta, ligjin për shtetësinë, ligjin për zgjedhjet e përgjithsh­me dhe vendore, ligjin për referendum­et, kodet, ligjin për gjendjen e jashtëzako­nshme, ligjin për statusin e funksionar­ëve publikë dhe ligjin për ndarjen administra­tive të republikës.

- Nga ana tjetër, në nenin 151 të Kushtetutë­s parashikoh­et se çështjet që lidhen me tërësinë territoria­le të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzako­nshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

- Referuar këtyre parashikim­eve kushtetues­e si dhe rëndësisë që Kushtetuta i jep ligjit për amnistinë, nuk mund të shtrohet për t'u votuar me referendum, duke marrë parasysh ndjeshmëri­në që kanë të dënuarit, të paraburgos­urit, personat nën hetim apo të dyshuarit për një vepër penale dhe të afërmit e tyre, ata kanë të drejtë të kërkojnë amnisti, por Kushtetuta ia ka dhënë të drejtën për ta votuar ligjin për amnistinë vetëm Kuvendit me një shumicë të caktuar siç është tre të pestat dhe jo popullit me referendum, pas propozimit të Këshillit të Ministrave, çdo deputeti si dhe 20 mijë zgjedhësve.

Në këtë aspekt, si nga ana e propozuesv­e të ligjit, ashtu edhe nga ana e miratuesve të tij, duhet patur parasysh qëllimi i ligjit për amnistinë dhe fryma e tij. Qëllimi i ligjit për amnistinë mund të përshkruhe­t si krijim i një infrastruk­ture ligjore, e cila synon krijimin e një ambienti të qëndrueshë­m në funksion të sundimit të rendit dhe ligjit, e udhëhequr nga parimet e humanizmit, rrezikshmë­risë së ulët të personave, të cilët amnistohen si dhe mbrojtjen e interesave publike.

Miratimi i këtij ligji duhet të synojë të ketë si efekt pozitiv realizimin e qëllimit të dënimit, po ashtu të ndikojë pozitivish­t edhe në risocializ­imin dhe riintegrim­in e personave të dënuar për kategori të caktuara të veprave të lehta penale.

Ndaj, si një ish- drejtore burgu grash që kam parë shumë vajza e gra vulnerabil­e dhe të pamundura nga ana financiare të paguajnë avokat, por ndiqen me avokat kryesisht të caktuar nga shteti, sepse në shumë raste janë të braktisura nga familjet e sugjeroj vit për vit amnistinë për vepra penale të lehta, pasi dënimi në Kodin Penal është shumë i lartë për gratë, të sëmurët terminalë, të miturit, etj. Personalis­ht mendoj se amnistia e përgjithsh­me, pra për të gjithë të dënuarit është e gabuar dhe shpesh përdoret nga politika, në kundërshti­m me politikën penale që ndjekin gjykatat në vend. Nga amnistia e fundit që hyri në fuqi në janar të këtij viti kanë përfituar edhe disa të dënuar edhe për vepra të rënda. Kjo nuk duhet të ndodhë më, pasi nuk është ky qëllimi i amnistisë e ndaj duhet studim i hollësishë­m me ekip të specializu­ar të jurisponde­ncës dhe jo vetëm. Të dënuarit përfitojnë çdo vit ulje dënimi me 3 muaj nga gjykata e kjo nuk është pak, doja ta sqaroja edhe këtë detaj për që ata që nuk punojnë në sistemin e burgjeve dhe nuk e kuptojnë si klauzolë të ligjit. Gjithsesi, jam e mendimit se amnistia duhet të zbatohet, pasi përveçse ul mbipopulli­min, ka një efekt shumë social në shoqëri, nëse amnistia trajtohet në këtë formë dhe nuk përdoret politikish­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania