Gazeta Shqiptare

Ndryshon ‘ look’. Kështu s’e kemi parë asnjëherë

-

Ku e sheh veten Egla pas 10 vitesh? A e sheh sërish në këtë lidhje treshe? Nuk mund të them se ku do të jem këtu e 10 vjet më vonë pasi jeta më ka provuar që asnjëherë planet nuk dalin siç i mendojmë dhe, nëse e forcojmë veten të ndjekim plane të paracaktua­ra nuk dallojmë mundësi të reja që na dalin përpara. Gjithsesi për diçka jam e sigurt. Që do jetë gjithmonë njëlloj tek unë dhe ky është shpirti i lirë dhe nevoja për të mësuar. Ju jeni në muajin e tetë të shtatzënis­ë. Si mendoni se do të ndihet fëmija juaj nga paragjykim­et që kanë njerëzit ndaj një fëmije me tre prindër? Aktualisht jam duke ju afruar muajit të fundit të shtatzënis­ë dhe jam çdo ditë e më shumë e ndërgjegjs­hme mbi përgatitje­n që duhet të kem mbas lindjes. Fëmija jonë do të rritet në një formë të tillë, e cila do ngjasojë me mënyrën se si i ati është rritur. Jam e bindur që djali jonë nuk do të preket aspak nga mendimet e të tjerëve pasi do të edukohet që në fillim me konceptin e të vërtetës, me konceptin e lirisë dhe shprehjes së lirë. Edukimi i tij është prioriteti më i madh që kemi dhe do bëj të pamundurën që ai të marrë një edukim të pa ndikuar nga mendimet mediokre të shoqërisë, por të jetë i aftë të dallojë çfarë është e mirë për të. Të jetë i zoti që i vogël të krijojë opinionet e veta të bazuara në argumente logjike dhe jo mendime të varfra subjektive. Djali jonë do të rrethohet gjithmonë nga njerëz që e kuptojnë dhe do të ndajnë me të debate dhe biseda konstrukti­ve. Personalis­ht nuk besoj te shkolla tradiciona­le që i formon fëmijët në formë standarde për të gjithë. Besoj tek një tjetër formë edukimi alternativ­e e cila i lejon fëmijës të formojë pyetje dhe argumente sesa të mësojë gjëra përmendësh. Kur ka qenë momenti që kuptove që ishe e tërhequr edhe nga femrat? Në çfarë moshe? Kam pasur gjithmonë dashuri për njeriun në thelb dhe seksi për mua nuk ka pasur rëndësi asnjëherë. Ajo që dikush mban në brendësi shkakton tek unë emocion dhe më bën të interesohe­m më tej për të. Kam qenë kështu që në adoleshenc­ë dhe mendoj me kalimin e kohës është forcuar duke pasur bindjen se jemi të barabartë. Për femrat kam një lloj dobësie, ndoshta sepse ndjej më nga afër vuajtjet që kanë në shoqëri. Fakti që shumë prej tyre nuk arrijnë dot të jenë të lira: të mendojnë vete, të zgjedhin jetën që duan, më ka lënduar gjithmonë dhe më ka afruar gjithmonë e më shumë me femrat. Cila ka qenë femra e parë me të cilën ke pasur lidhje intime? Nuk jam nisur asnjëherë me idenë për të pasur një marrëdhëni­e të tillë, jam nisur nga fakti që doja që të zgjidhja partnerët e duhur në jetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania