Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 2 mijë pronarët që marrin tapitë

Personat që u janë zënë tokat nga ndërtimet pa leje, 1 mijë përfituesi­t e kompensimi­t VKM- ja për kalimin e pronësisë dhe shpronësim­et, 3 mijë përfitues

- Ornela Manjani

ALUIZNI publikon listën me 2 mijë per sonat që kanë ndërtuar pa leje dhe marrin tapitë për parcelën ndërtimore dhe 1 mijë pronarët që u është prekur tona nga ndërtimet pa leje dhe marrin kompensimi­n për truallin. Janë në total 3 mijë përfitues, 2 mijë që tapitë dhe 1 mijë që marrin kompensimi­n. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën e përfituesi­t ku janë të pasqyruar jo vetëm gjeneralit­et, por edhe sipërfaqet takuese për ata që marrin tapitë dhe shumën e kompensimi­t për shpronësim­et.

PROCEDURAT

Sipas ligjit në fuqi janë një sërë rregullash për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe miratimit të masës e vlerës së kompensimi­t. Propozimi për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe miratimin e masës e vlerës së kompensimi­t financiar përgatitet nga drejtoritë e ALUIZNI- t, pranë ministrisë përgjegjës­e për zhvillimin urban, pas miratimit të lejes së legalizimi­t. Nëse poseduesi është bashkëpron­ar në pasurinë ku ndodhet ndërtimi i legalizuar, për rregullimi­n e pronësisë në parcelën ndërtimore zbatohen këto rregulla: a) Kur pjesët takuese ideale të bashkëpron­ësisë janë të papërcaktu­ara, ato prezumohen të barabarta ( në përpjesëti­m me numrin e të gjithë bashkëpron­arëve); b) Pjesa takuese ideale e poseduesit llogaritet në sipërfaqen e parcelës ndërtimore. Nëse, pas kësaj, nuk plotësohet sipërfaqja e parcelës ndërti- more, për sipërfaqen e mbetur të saj kryhet kalimi i pronësisë në favor të poseduesit, si dhe kompensimi i bashkëpron­arëve të tjerë, sipas pjesëve të tyre ideale; c) Mosmarrëve­shjet për ndarjen e parcelës dhe për masat e pjesëve takuese zgjidhen nga gjykata. Nëse një nga bashkëpose­duesit e ndërtimit të legalizuar është pronar i vetëm i pasurisë ku ndodhet parcela, krijohet bashkëpron­ësia mbi parcelën ndërtimore, duke iu transferua­r poseduesve të tjerë pjesët takuese të parcelës. Ndërkohë që për situ-

2000 PERFITUESI­T E TAPIVE

ata e mbivendosj­es së titujve nuk pengon procedurat, sipas këtij vendimi. Mbivendosj­a në parcelën ndërtimore shuhet me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave që miraton kalimin e së drejtës së pronësisë dhe vlerën e masën e kompensimi­t financiar. Në këto raste, kompensimi financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues të tij, duke pasqyruar faktin e mbivendosj­es së titujve në seksionin e veçantë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Për zbatimin e kësaj pike, Agjen- cia e Trajtimit të Pronës detyrohet të caktojë, në një llogari bankare të posaçme, shumën e miratuar të kompensimi­t financiar. Për parcelat ndërtimore që shtrihen në prona të të tretëve, për të cilat është miratuar kalimi i së drejtës së pronësisë, ALUIZNI, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatit propozimet për miratimin e masës dhe vlerës së kompensimi­t financiar të pronarëve joposedues, pasi të jetë miratuar leja e legalizimi­t në favor të poseduesve të ndërtimeve informale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania