Gazeta Shqiptare

Gjyqtarët mund të ruajnë pasuritë edhe pas vetingut

Dorëheqjet, zbardhet vendimi i "Kushtetues­es"

-

Gjykata

Kushtetues­e zbardhi vendimin se si do të veprohet me procesin e vetingut dhe dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Edhe gjatë procesit të vetingut ku do të kontrolloh­et pasuria, ana profesiona­le dhe integritet­i moral, gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen dhe ky proces të ndërpritet. "Gjykata thekson se për sa kohë që subjekti i rivlerësim­it është në detyrë dhe procesi i rivlerësim­it nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësim­it ndërpritet, duke u zbatuar parashikim­et e nenit G të Aneksit të Kushtetutë­s",- thuhet në vendim. Sipas ligjit 84/ 2016 në nenin 56 të tij përcaktohe­t: "1. Subjekti i rivlerësim- it ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidenti­t të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucio­ni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësim­it. 2. Pas dhënies së dorëhe- qjes, subjekti i rivlerë- simit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit "Për pensionet shtetërore suplementa­re të personave që kryejnë funksione kushtetues­e dhe të punonjësve të shtetit". Me këtë vendim, Gjykata Kushtetues­e i njeh të drejtën të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, të cilët janë duke u nënshtruar vetingut apo zgjedhin të shmangin vetingun të dorëhiqen në çdo moment. Në rast se sipas nenit 56/ 2017 gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të jepnin dorëheqjen, tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, gjyqtarët dhe proku- rorët do të përfitonin pagesë kalimtare, tashmë ata do të dalin jashtë sistemit për 15 vite dhe s'do përfitojnë pagesë kalimtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania