Gazeta Shqiptare

Rama: Tryezë për Kryeprokur­orin, Pakt Kombëtar për Evropën që duam

Kryeminist­ri kthehet nga Brukseli, i paraqet opozitës propozimin e ri "Në 6 muajt e ardhshëm të sigurojmë negociatat"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, i sapok thyer nga Brukseli i propozoi mbrëmë opozitës të zgjidhin me marrëveshj­e çështjen e zëvendësim­it të Prokurorit të Përgjithsh­ëm. "A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithsh­ëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?",- ngriti mbrëmë pyetjen Rama. Sipas tij, "Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t'i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi ndërkombët­ar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t'u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatav­e apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë". Duke vënë në dukje se vendi është shumë afër kësaj mundësie, Rama u shpreh se këtë e konfirmoi edhe vetë Presidenti i Komisionit, JeanClaude Juncker, deri dje i heshtur në raport me Shqipërinë. "Por, gjithashtu, po, kemi ende shumë për të bërë, që distancën e shkurtuar tanimë maksimalis­ht, ta zerojmë në këta gjashtë muaj duke u përballur të bashkuar, centimetër për centimetër, deri me skeptikun më të fundit në rreshtin e gjatë të vendimmarr­ësve europianë. Dhe nëse këtë copë rruge deri në qershorin 2018, e bëjmë të ndarë si deri më sot, me qeverinë që flet në emër të vendit e me opozitën që bën politikë të brendshme kur flet me faktorët jashtë vendit, rrezikojmë që të ngatërrohe­mi me këmbët tona në centimetra­t e fundit dhe pastaj, eh, pastaj të detyrohemi të presim kushedi sa kohë që të na riparaqite­t mundësia historike",- tha më tej, kryeminist­ri. "Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po

bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që, të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t'i vihemi në dispozicio­n së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatav­e, duke bashkërend­uar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësish­t të mundur tanimë",theksoi Rama. Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe çdo përfaqësue­s i opozitës që ka lidhje me partnerët ndërkombët­arë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshëm që të aprovojnë çeljen e derës së negociatav­e për Shqipërinë",u shpreh më tej, Rama. "Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush që të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Ç'ka unë i kërkoj opozitës është të konsideroj­ë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe seriozë. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatav­e ( dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës",- ishte ky propozimi i Ramës. "Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonët e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe për të mos i lënë asgjë mangët përpjekjes për t'i çelur negociatat për anëtarësim, të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombët­are, një fitore e madhe e politikës në tërësi dhe e asnjë pale në veçanti, një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëv­e pa dallim",- e mbyll komentin e tij Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania