Gazeta Shqiptare

Samiti i NATO- s, Bushati takon Kotzias në Bruksel

Ministri grek pritet të vizitojë Tiranën

-

Ministri

për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar në Bruksel me homologun grek, Nikos Kotzias. Këtë e zbuloi vetë ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, përmes postimit të një fotoje në rrjetin social. Takimi i dy ministrave është bërë në kuadër të takimit të ministeria­lit të NATO- s. Ky është takimi i dytë në pak javë pas atij në Kretë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Bushatit në muajt në vijim, pas takimit dy ditor të Kretës ku u diskutuan çështjet që mbajnë larg dialogun mes dy vendeve si Ligji i Luftës, marrëveshj­a e detit, Çamëria dhe minoriteti grek në Shqipëri.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Bruksel me homologun grek, Nikos Kotzias
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Bruksel me homologun grek, Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania