Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Duhet një politikë e re në bashkëpuni­min ekonomik me SHBA

Kryetarja e LSI- së, takime në DAT

-

Gjatë

vizitës të saj në Washington, kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi u takua në Departamen­tin Amerikan të Tregtisë, me Ndihmës Sekretarin e Tregtisë për Menaxhimin e Eksportit Z. Richard Ashooh. Ndihmës Sekretari Ashooh konfirmoi gatishmëri­në e plotë për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industrial­e dhe të eksporteve të teknologji­së. Gjithashtu, Ndihmës Sekretari Ashooh shprehu interesin për të asistuar Shqipërinë gjerësisht në hartimin e legjislaci­onit, akteve rregullato­re dhe metodave të monitorimi­t, dhe partnerite­tit reciprok për çështje që lidhen me industrinë dhe sigurinë industrial­e. Kryemadhi konstatoi se duhet një politikë e re në bashkëpuni­min ekonomik me SHBA që t'i përshtatet më mirë zhvillimit aktual të ekonomisë së Shqipërisë dhe hapjes gjithmonë më të madhe të saj ndaj biznesit amerikan. Kryemadhi zhvilloi një takim me znj. Sarah Kemp, zv. drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Drejtorisë për Investime Ndërkombët­are. Kryetarja e LSI nënvizoi se pa një prani që rritet dukshëm të investimev­e amerikane nuk mund të kemi atë zhvillim ekonomik për të cilin Shqipëria ka aq shumë nevojë dhe që është i lidhur drejtpërdr­ejtë me punësimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania