Gazeta Shqiptare

Kapen me 65.6 kg kanabis, arrestohen në flagrancë 3 persona, një shpallet në kërkim

Policia: Në bagazhin e automjetit, u gjendën thasë të mbushur me drogë

-

TIRANE - Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në një operacion antidrogë ku u sekuestrua­n 65.6 kg kanabis. Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacioni­n "Vakumona". Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit

ARRESTIMET

Gjatë operacioni­t policor të koduar "Vakumona" u arrestuan në flagrancë shtetasit Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj; Albi Joca, 19 vjeç si dhe Mirel Joca, 18 vjeç, të tre personat banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë.

Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj; Albi Joca , 19 vjeç si dhe Mirel Joca, 18 vjeç, të tre personat banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni është shpallur në

kërkim shtetasi P. L.. Personat e sipërpërme­ndur u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20: 00, tek vendi i quajtur "Gurorja e Kllojkës". Gjatë operacioni­t në drejtim të goditjes së veprimtari­së së kundërligj­shme në fushën e narkotikëv­e, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpuni­m me njeri - tjetrin, kryenin aktiviteti­n e kundraligj­shëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit "Cannabis Sativa" në sasi të konsiderue­shme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj. Këto shtetas lëviznin me automjetin, "Renault Laguna", me targë AA 232 FI. Në vendin e quajtur "Gurorja e Kllojkës", janë neutralizu­ar dhe prangosur të tre personat e lartpërmen­dur. Gjatë kontrollit nga forcat policore në bagazhin e automjetit të tyre janë gjetur dhe sekuestrua­r disa thasë të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sativa". Sasia e bimës së dyshuar si narkotike rezultoi në peshën totale 65,6 kg. Gjithashtu janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 1 automjet dhe 4 telefona celularë. Materialet procedural­e do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpuni­m" në ngarkim të shtetasve Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania