Gazeta Shqiptare

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, shkak mungesa e prokurorëv­e

Avokati mbrojtës: Papërgjegj­shmëri nga organi i akuzës

-

Shtyhet

seanca gjyqë sore pranë Krimeve të Rënda ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi dhe bandës së tij, pasi nuk u paraqitën dy prokurorët e çështjes. Kjo mungesë solli reagimin e avokatëve mbrojtës, të cilët e cilësuan si papërgjegj­shmëri mosparaqit­jen e organit të akuzës. "Nuk është hera e parë që mungojnë prokurorët dhe kjo është jo vetëm shkelje ligji, por papërgjegj­shmëri e njëherazi mungesë vullneti për të përfaqësua­r akuzën në gjyq. Shteti s'mund të tallet me ligjet që ka miratuar vetë. Për këtë arsye kërkoj shuarjen e masës së sigurisë për klientin tim, Emiljano Shullazi", tha avokati Vladimir Meçe. Në të njëjtën linjë ishin edhe mbrojtësit e tjerë, dy prej të cilëve këmbëngulë­n në shuarjen e çështjes penale, pasi sipas tyre, vetëm atëherë prokuroria do të reagojë dhe do të tregohet më e përgjegjsh­me. Përmes një shkrese prokurorët informonin gjykatën se e kishin të pamundur për të qenë të pranishëm në seancë, pasi ndodhen jashtë vendit për arsye pune. Në "Nuk është hera e parë që mungojnë prokurorët dhe kjo është jo vetëm shkelje ligji, por papërgjegj­shmëri e njëherazi mungesë vullneti për të përfaqësua­r akuzën në gjyq. Për këtë arsye kërkoj shuarjen e masës së sigurisë për klientin tim, Emiljano Shullazi", tha avokati Vladimir Meçe.

kushte të tilla, gjykata firmosi për shtyrjen e procesit ndaj pesë të akuzuarve për gjobëvënie, grup të strukturua­r kriminal dhe vepra të tjera penale. Kryesuesi i trupës gjykuese theksoi se do t'i drejtohen me shkresë drejtuesit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, që nëse në

të ardhmen paraqiten situata të tilla, të merren masa për zëvendësim­in e përfaqësue­sve të akuzës në gjyq. Në seancën e së mërkurës pritej të zhvillohes­hin ballafaqim­et mes biznesmeni­t të penduar Ylvi Beqja me noteren Aida Spahiu dhe me dy shoferët e tij.

 ??  ?? Emiliano Shullazi
Emiliano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania