Gazeta Shqiptare

Dyshohen për lidhje me veprimtari terroriste, Italia dëbon dy shqiptarë

-

. ITALI - Policia italiane ka dëbuar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë pasur lidhje me veprimtari terroriste. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rezidentë në Puglia, janë dëbuar për arsye sigurie kombëtare. "Ansa" shkruan se sipas autoritete­ve italiane, me dy rastet e fundit, numri i personave të dëbuar nga Italia, të konsiderua­r persona me lidhje ekstreme fetare, shkon në 232 nga 1 janari 2015 deri tani në 2017- ën. Kujtojmë se në muajin tetor autoritete­t italiane dëbuan edhe dy persona, një shqiptar dhe një shtetas maqedonas. Bëhej fjalë për një maqedonas 36- vjeçar dhe një 27vjeçar shqiptar, banorë në provincën e Barit, që ishin monitoruar prej kohësh nga policia, pasi rezulton që ata kishin marrëdhëni­e të ngushta shoqërore me disa marokenë pro- islamikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania