Gazeta Shqiptare

Burri vrau biznesmeni­n te dera e shtëpisë, gruaja kërkon divorcin

"Më mirë të ngelemi në rrugë se sa të jetojmë me një kriminel" 28- vjeçarja Suzana Metuku: E bëj për fëmijët e mi

-

Një divorc i pazakontë është kërkuar ' live' në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" ditën e djeshme. 28- vjeçarja Suzana Metuku është nëna e tre djemve të vegjël dhe ka mbi 11 vite që po jeton në një tmerr të vërtetë në martesën me Olti Metukun, një i ri nga veriu i Shqipërisë, që aktualisht ndodhet në burg. Suzana ka qenë e shoqëruar në studio nga nëna e saj, Lirie Haka, ndërsa ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me babain e tre djemve të saj. Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës, Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmeni­t 45- vjeçar Fatmir Pula. Ngjarje kjo e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar. Edhe pse janë shpallur faj- torë, Liria beson se ka qenë dhëndri, që ka bërë pjesë të skenarit edhe dy djemtë e saj. Ndonëse drejtësia s'e ka dhënë fjalën e fundit, nëna e dy djemve tha se ata duhet të marrin dënimin që u takon. Por, dje ajo erdhi që të kërkojë ndihmë ligjore dhe psikologji­ke për vajzën, Suzanën dhe tre nipërit e saj. Babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa Suzana jeton aktualisht në Kamëz tek vjehrri dhe vjehrra, të cilët kanë mësuar se ajo do ta divorcojë djalin e tyre, ndaj dhe i kanë vënë kusht që të largohet nga shtëpia me fëmijët. Ajo është e vetme dhe punon për të rri- "Divorci që do të bëj, do të na lërë mes katër rrugëve. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel. Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre", tha në fjalën e saj 28- vjeçarja me lot në sy.

tur tre djemtë. "Divorci që do të bëj, do të na lërë mes katër rrugëve. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel", u shpreh vazhdimish­t Suzana. "Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre", tha me lot në sy 28- vjeçarja.

 ??  ?? 28- vjeçarja Suzana Metuku në emisionin "Me Zemër të Hapur"
28- vjeçarja Suzana Metuku në emisionin "Me Zemër të Hapur"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania