Gazeta Shqiptare

PREZANTIMI

Plani për qytetin e gjelbër, Veliaj: I domosdoshë­m në rast përmbytjes­h

-

Bashkia

e Tiranës ka prezantuar ditën e djeshme planin e veprimit për qytetin e gjelbër, ku Tirana është një nga dy qytetet e përzgjedhu­ra në Europë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Synimi i këtij plani është të krijojë një qasje më të strukturua­r ndaj problemeve kryesore mjedisore me të cilat përballet kryeqyteti. Disa nga pikat kryesore të tij janë: lëvizshmër­ia e qëndrueshm­e, rritja e hapësirave të gjelbra, konsumi i qëndrueshë­m i energjisë, përdorimi dhe trajtimi i qëndrueshë­m i ujit etj. Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë prezantimi­t, theksoi se fatkeqësit­ë natyrore, përfshi këtu edhe rastin e shirave të ditëve të fundit, nxorën edhe një herë në pah nevojën për një plan të detajuar për transformi­min e gjelbër të Tiranës. "Nga ky moment, ne kalojmë në një menaxhim totalisht profesiona­l të situatës. Në dy vitet e para kemi kaluar fazën e emergjenca­ve dhe shumë prej problemati­kave që kemi pasur në Tiranë, por tani nuk na falet më",- u shpreh Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania