Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet për dekanin e FHF, ja emrat që garojnë për postin

3 mijë studentë e 83 persona të stafit votojnë, kush do e zëvendësoj­ë Dukën Kush do të jenë shefat e rinj të departamen­teve

-

Në Fakultetin e His tori- Filologjis­ë mbahen sot zgjedhjet e parakohshm­e, të cilat do të përcaktojn­ë se kush do të jetë dekani i ri në krye të këtij fakulteti. Burime nga Rektorati i Universite­tit të Tiranës, bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se dy kandidatët që do të garojnë për këtë pozicion janë prof. dr Aljula Jubani dhe prof. dr Sabri Laçi. Gjithashtu, burimet thonë se janë plot 83 persona, pjesë e stafit të këtij fakulteti, që do të votojnë sot për të zgjedhur dekanin. Këto zgjedhje të parakohshm­e, po zhvillohen për shkak se dekania e mëparshme, që ishte në krye të Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, u tërhoq nga posti, pasi u përzgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkaq në zgjedhje do të marrin pjesë edhe 3 mijë studentë, të cilët në faqen zyrtare të fakultetit, mund të informohen mbi rregullore­n që duhet zbatuar gjatë procesit të votimit. Këto zgjedhje po mbahen me urdhrin e brendshëm të firmosur nga rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni në datën 31 tetor të këtij viti ku bëhet me dije se zgjedhjet e parakohshm­e do të zhvillohen për disa autoritete drejtuese në UT. Respektivi­sht nëpërmjet zgjedhjeve do të përcaktohe­t: Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, përgjegjës­i i Departamen­tit të Gjuhës në këtë fakultet, përgjegjës­i i Departamen­tit të Gjuhës Spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, përgjegjës­i i Departamen­tit të Statistikë- Informatik­ës së zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë e Përgjegjës­in e Departamen­tit të Kimisë në Fakul- tetin e Shkencave të Natyrës. Sot do të përcaktohe­t edhe përgjegjës­i i Departamen­tit të Sociologji­së dhe përgjegjës­i i Departamen­tit të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave So- ciale. "Data e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshm­e për autoritete­t drejtuese të sipërpërme­ndura, do të jetë data 7 dhjetor 2017. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri, Komisioni Institucio- nal i Zgjedhjeve ( KIZ) si dhe Komisionet e Zgjedhjeve në Fakultetet Përkatëse",- citohet në urdhrin e brendshëm të firmosur nga rektori i UTsë, Mynyr Koni. Ndërkaq, edhe posti i zëvendës rektorit të Universite­tit të Tiranës, të cilin e ka mbajtur Shezai Rrokaj ka mbetur bosh. Gjithashtu, Komisioni Zgjedhor i Fakultetit ka publikuar udhëzimin mbi procedurat e votimit që do të kryhen nga studentët ditën e sotme. Në këtë udhëzim theksohet se para votimit, studenti duhet të paraqesë kartën e identiteti­t apo pasaportën. "Në qendrën e votimit ndalohet kategoriki­sht përdorimi i aparateve celulare apo i mjeteve të tjerë regjistrue­s nga ana e studentëve votues. Studenti duhet të hyjë në dhomën e fshehtë i pangarkuar me çanta, mjete apo sende, qoftë edhe shkollore", - thuhet në udhëzimin e Komisionit Zgjedhor të Fakultetit.

 ??  ?? Prof. dr Aljula Jubani
Prof. dr Aljula Jubani
 ??  ?? Prof. dr Sabri Laçi
Prof. dr Sabri Laçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania