Gazeta Shqiptare

AKU: Ashpërsim i Kodit Penal mbi sigurinë ushqimore

Ndryshimet brenda 300 ditësh

-

Për

një siguri ushqimore më të lartë, pritet të sug jerohen ndryshime në Kodin Penal me qëllim ashpërsimi­n e ligjit për përmirësim­in e punës në këtë sektor. Këto propozime do të bëhen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, e pritet që ndryshimet të realizohen brenda 300 ditësh, periudhë kjo e cila përkon edhe me përfundimi­n e vlerësimit të riskut. Ndërkaq, AKU ka kryer verifikime, ndërkohë që së shpejti do të ndërmerret edhe vlerësimi i riskut. Ky i fundit do të evidentojë ato raste ku kjo pjesë e Kodit Penal nuk ka funksionua­r e më tej do të vijnë edhe propozimet konkrete nga ky autoritet për ndryshimin e tij. Sugjerimet do të kenë për qëllim penalizimi­n e të gjithë atyre personave që prodhojnë apo importojnë produkte ushqimore të pasigurta e jashtë standardev­e të përcaktuar­a. "Importimi, ruajtja dhe shitja e ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera, e barnave të rrezikshme ose të dëmshme për jetën e shëndetin, si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialev­e dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur nga këto vepra ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohen me gjobë ose me burgim deri në dhjetë vjet.",- citohet në nenin 288 të këtij Kodi Penal. Më tej, theksohet se kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania