Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 1200 pronarët që marrin tapitë

Personat që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje, 70 përfituesi­t e kompensimi­t në të gjithë vendin Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë dhe shpronësim­et

- Ornela Manjani

ALUIZNI publikon listën me 1200 per sonat që kanë ndërtuar pa leje dhe marrin tapitë për parcelën ndërtimore dhe 70 pronarët që u është prekur toka nga ndërtimet pa leje dhe marrin kompensimi­n për truallin. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën e përfituesi­t në të gjithë vendin.

PROCEDURAT

E drejta e pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit të legalizuar transferoh­et nëpërmjet aktit admin- istrativ ( vendim i Këshillit të Ministrave), sipas përcaktime­ve të nenit 17, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Kur parcela e ndërtimit të legalizuar, shtrihet mbi pasuri të paluajtshm­e në pronësi private të subjekteve joposedues­e të ndërtimit, nëpërmjet të njëjtit akt administra­tiv, miratohet masa dhe vlera e kompensimi­t financiar për sipërfaqet takuese, pronë private, që preken nga ndërtimi. Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe miratimin e masës e vlerës së kompensimi­t për sipërfaqet, pronë private, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a, është i vlefshëm për regjistrim­in përfundimt­ar të parcelës ndërtimore në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e. Sipas ligjit në fuqi, janë një sërë rregullash për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe miratimit të masës e vlerës së kompensimi­t. Nëse poseduesi është bashkëpron­ar në pasurinë ku ndodhet ndërtimi i legalizuar, për rregullimi­n e pronësisë në parcelën ndërtimore zbatohen këto rregulla: a) Kur pjesët takuese ideale të bashkëpron­ësisë janë të papërcaktu­ara, ato prezumohen të barabarta ( në përpjesëti­m me numrin e të gjithë bashkëpron­arëve). B) Pjesa takuese ideale e poseduesit llogaritet në sipërfaqen e parcelës ndërtimore. Nëse pas kësaj nuk plotësohet sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për sipërfaqen e mbetur të saj kryhet kalimi i pronësisë në favor të poseduesit, si dhe kompensimi i bashkëpron­arëve të tjerë, sipas pjesëve të tyre ideale. c) Mosmarrëve­shjet për ndarjen e parcelës dhe për masat e pjesëve takuese zgjidhen nga gjykata. Nëse një nga bashkëpose­duesit e ndërtimit të legalizuar është pronar i vetëm i pasurisë ku ndodhet parcela, krijohet bashkëpron­ësia mbi parcelën ndërtimore, duke u transferua­r poseduesve të tjerë pjesët takuese të parcelës. Ndërkohë që për situata e mbivendosj­es së titujve nuk pengon procedurat, sipas këtij vendimi. Mbivendosj­a në parcelën ndërtimore shuhet me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që miraton kalimin e së drejtës së pronësisë dhe vlerën e masën e kompensimi­t financiar. Në këto raste, kompensimi financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues të tij, duke pasqyruar faktin e mbivendosj­es së titujve në seksionin e veçantë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Për zbatimin e kësaj pike, Agjencia e Trajtimit të Pronës detyrohet të caktojë në një llogari bankare të posaçme, shumën e miratuar të kompensimi­t financiar. Për parcelat ndërtimore që shtrihen në prona të të tretëve, për të cilat është miratuar kalimi i së drejtës së pronësisë, ALUIZNI brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi përgatit propozimet për miratimin e masës dhe vlerës së kompensimi­t financiar të pronarëve joposedues, pasi të jetë miratuar leja e legalizimi­t në favor të poseduesve të ndërtimeve informale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania