Gazeta Shqiptare

Roli i ndërkombët­arëve në tranzicion­in e Shqipërisë

- Nga Bernd Borchardt

zgjedhësve, si edhe perceptimi­t se elitat janë të pandershme. Elitat pretendojn­ë se ka përmirësim, se ka përparim në horizont, por njerëzve ndryshe u duket situata. Ata ndiejnë se frikërat dhe ankthet e tyre nuk merren parasysh. Në sytë e shumë njerëzve, elitave u mungon vullneti dhe/ ose aftësia për një dialog real dhe të qenësishëm me popullin që përfaqësoj­në.

Mos është Shqipëria një rast paska ekstrem i kësaj situate?

Cilat janë specifikat e Shqipërisë? Sikurse thashë, studimet kanë qenë të pakta. A kishte të drejtë gazetari i mirënjohur, Mustafa Nano kur shkruante vetëm disa ditë më parë se shqiptarët ose po e lënë vendin, ose presin që këtu ta bëjnë ndryshimin të huajt, ambasadorë­t? Apo, a është veprimtari­a intensive diplomatik­e thjesht rezultat i viteve ' 90 dhe fazave të tjera të shekullit të kaluar, ku Ballkani prodhoi mungesë stabilitet­i? Këto janë pyetje të hapura.

Për të filluar shqyrtimin e këtij fenomeni, ne kemi ftuar sot dësh- mitarë të kohës, vendës dhe ndërkombët­arë, me profil të lartë, të cilët kanë luajtur rol gjatë fazave specifike të tranzicion­it në Shqipëri. Me shumë kureshtje pres të mësoj se si e gjykojnë ata tani "rolin e ndërkombët­arëve": që nga mësymja e ambasadave në vitin 1990, në ditë e para të demokracis­ë, duke vazhduar me trazirat e ' 97- ës, apo te deklarata e Selanikut e BEsë në vitin 2003, e më tej.

Gjithashtu, kemi ftuar akademikë shqiptarë e të huaj që të paraqesin analizën e tyre në lidhje me këtë rol në fusha specifike të tranzicion­it në Shqipëri.

Me këtë konferencë synojmë tri qëllime:

- Së pari, shpresojmë të nxisim studiuesit shqiptarë dhe të tjerë që të analizojnë më thellësish­t rolin e ndërkombët­arëve këtu. Diplomatët në Shqipëri e krijojnë këtë rol kaq të dukshëm rastësisht, apo thjesht sepse munden? Apo shtyhen prej aktorëve vendës që të marrin këtë rol? A ekziston një ndërlidhje mes besimit tek elitat shqiptare dhe qasjes së aktorëve ndërkombët­arë? Mund të ngrihen edhe supozime të tjera.

- Së dyti, duam që në këtë debat të sjellim jo vetëm kontributi­n e akademikëv­e, por edhe të dëshmitarë­ve të kohës.

- Së treti, bazuar në këto kontribute, duam të frymëzojmë edhe një debat politik: a duhet shqiptarët të demonstroj­në para Ambasadës së SHBA- ve që zëri i tyre të dëgjohet? Apo, a është mungesa e besimit tek institucio­net kombëtare kaq e thellë, saqë ndryshimet për mirë priten vetëm nga jashtë Shqipërisë? Ku i ka rrënjët roli i fortë i "ndërkombët­arëve" në Shqipëri, a ka një historik të gjatë ky rol, apo u zhvillua thjesht si "urë mbi ujërat e trazuara" dhe mbi përçarjet e theksuara ndërmjet partive politike në Shqipëri? Kjo konferencë nuk do të gjejë të gjitha përgjigjet, por pres të japë një kontribut domethënës në këtë debat.

Autori është kryetari i Prezencës së OSBE- së në Shqipëri Kjo fjalë u mbajt në konferencë­n "Roli i ndërkombët­arëve në tranzicion­in e Shqipërisë"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania