Gazeta Shqiptare

SITUATA

Daja pa sulm në Zvicër, Xhejms mbetet në Tiranë

-

Skënderbeu

ka udhëtu ar pa sulmues drejt Zvicrës. Nigeriani Xhejms, i vetmi që ka mbetur në gjendje të mirë shëndetëso­re në radhët e skuadrës korçare, ku mungojnë për dëmtim Soue e Nespor, nuk ka udhëtuar sot me ekipin drejt Zvicrës. Shkak është bërë mospajisja e tij me vizën zvicerane, ashtu si futbollist­ët e tjerë, një procedurë që klubi shpreson ta zgjidhë nesër në mëngjes, në mënyrë që ai të udhëtojë drejt Bernës, ku zhvillohet ndeshja. Futbollist­i ka pasur një problem të ngjashëm në verë para ndeshjes ndaj Mllada Boleslav dhe ndonëse udhëtoi ditën e takimit drejt Republikës Çeke, nuk u aktivizua dhe e pa sfidën si spektator. Tani situata është ndryshe, pasi Skënderbeu nuk ka asnjë sulmues tjetër të mirëfilltë në stol dhe kjo do të detyrojë trajnerin Daja të ndryshojë plotësisht planet e tij dhe të improvizoj­ë për ndërtimin e formacioni­t për ndeshjen kundër Jang Bojz. Nëse udhëton gjatë ditës së nesërme, pasi të pajiset në kryeqytet me vizën hyrëse në Zvicër, Xhejms pritet t'i bashkohet skuadrës vetëm pak orë para fillimit të takimit, sigurisht jo zgjidhja më optimale para një dueli të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania