Gazeta Shqiptare

Plotësohen 16 biletat, Napoli e Borusia mbeten jashtë

-

Teksa

u mbyll edhe gjithë faza e grupeve në Ligën e Kampioneve, mori formë edhe lista me skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin për trofeun me veshë të gjata. 8 ekipeve të kualifikua­ra zyrtarisht ditën e martë, i shtohen edhe 8 të tjera nga 4 grupet e natës së sotme. Në grupin E, Liverpuli dhe Sevilja, ia dolën të siguronin nga një biletë për në fazën tjetër. Grupi F pa Napolin që të mbeste në vendin e tretë, ndërsa Mançester Siti zuri vendin e parë, dhe Shaktari i Donjetskut doli i dyti në grup. Beshiktash­i dhe Porto ishin skuadrat e kualifikua­ra nga grupi G, ndërsa grupi H i kishte mbyllur llogaritë që më parë, me Totenhemin dhe Realin që zunë përkatësis­ht vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Dortmundi do të vazhdojë aventurën në Europa Ligë. Ja lista me të gjitha ekipet e kualifikua­ra: Mançester Junajtid, Bazel, PSG, Bajern Mynih, Roma, Çelsi, Barcelona, Juventus, Liverpul, Sevilja, Mançester Siti, Shaktar Donjetsk, Beshiktash, Porto, Totenhem, Real Madrid.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania