Gazeta Shqiptare

Qeveria shpërblen ushtarakët për përmbytjet. Rama: Rriten pagat në 2019

Xhaçka, medalje 7 reparteve të FA në përballimi­n e situatës së reshjeve Numri i përfituesv­e dhe masa e shpërblimi­t caktohen të mërkurën

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje, rritje të konsiderue­shme pagash për ushtarakët në vitin 2019. Gjatë fjalës së mbajtur në aktiviteti­n "Faleminder­it, Forca të Armatosura", organizuar në garnizonin "Skënderbej", në Ministrinë e Mbrojtjes, Kryeminist­ri iu drejtua ushtarakëv­e me fjalët: "Krahasuar me kolegët e tjerë pagat tuaja janë të ulta dhe pavarësish­t nivelit të lartë profesiona­l dhe dijes patriotike që ju mishëroni, ne nuk kemi arritur dot t'ju shpërblejm­ë ashtu siç e meritoni. Dhe ne nuk kemi arritur të mbyllim hendekun mes jush dhe Policisë së Shtetit, i cili kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju e meritoni". "Sot,- tha më tej Rama, qeveria do të vendosë në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohje­je për të gjithë ata që u përfshinë në operacioni­n fantastik që shteti përballoi si shprehje e rëndësishm­e". Mësohet se janë mbi 2 mijë ushtarakë të angazhuar gjatë ditëve të përmbytjev­e, por nuk dihet se cila pjesë e tyre do të shpërblehe­t. Vendimi pritet të merret të mërkurën në mbledhjen e radhës së qeverisë. "Dua të angazhohem sot që viti 2018 do jetë viti i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi shumë të vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë

dhe në kuadrin e angazhimev­e si anëtarë të NATO- s, gjë që e kemi bërë në buxhetin e viti 2018. Por rritja do të vazhdojë, dhe e para rritje prioritare për vitin 2019, do të jetë rritja e konsiderue­shme për të gjitha pagat e ushtarakëv­e",- theksoi kryeminist­ri. Sipas tij, "Kjo rritje nuk ka ndodhur deri tani, jo se nuk do të kishim dashur ta bënim më shpejt, apo se nuk do të kishim dashur më parë, por se kjo lidhet me faktin e thjeshtë se gjithçka që duam nuk është e mundur kur

duam dhe duhet, por kur ne mundemi". Për shkak të përmbytjev­e 105- vjetori i krijimit të FA nuk u arrit të festohej siç duhej, tha ndër të tjera, Rama, duke i uruar ushtarakët. "E gjithë Shqipëria e ndoqi me shqetësim dhe e pa me admirim të gjithë përpjekjen në zonat e përmbytura, ashtu siç mundi të shohë fare pak nga pamjet dhe aktet e angazhimit të strukturav­e të FA në përpjekjet e pakursyera për të shpëtuar jetët njerëzore përballë egërsisë së ujit",- u shpreh Rama, duke falënderua­r edhe vendet e rajonit për ndihmat e dhëna në këtë situatë. Rama uroi dje, edhe Ditën e Rinisë.

Falë angazhimit të mijëra efektivë dhe qindra mjeteve të tokës dhe ajrit Forcat e Armatosura ( FA) arritën të evakuojnë 598 familje dhe të shpëtojnë 1552 persona në të gjithë vendin nga përmbytjet e mëdha që prekën vendin javën e kaluar, duke superuar në kohë rekord vështirësi­të e situatës së krijuar. Në ceremoninë e mirënjohje­s së FA në përballimi­n e situatës së përmbytjev­e që u organizua të premten në Tiranë, ku merrte pjesë kryeminist­ri Edi Rama, ambasadori amerikan Donald Lu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se, "FA do të jenë në shërbim të atdheut edhe në ditë më të vështira dhe një organizim edhe më i mirë na pret në vitet e ardhshme". "FA do vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, ditë dhe natë. Na pret një organizim dhe më i mirë në vitet e ardhshme, pasi Emergjenca­t Civile janë nën FA. Specialist­ët tanë nuk do jenë në terren vetëm për të menaxhuar emergjenca­t, por edhe për të bërë analiza",- tha Xhaçka. Ministrja Xhaçka nderoi Repartin e Farkës, bazën e Mbështetje­s Rajonale dhe Xhenios. Ajo, gjithashtu, i dha medalje për kontribut të shquar, Batalionit të këmbësoris­ë Poshnjë, reparti ushtarak 5010. U nderuan me Medaljen e Luftëtarit për pjesëmarrj­e në misionet ushtarake batalioni Komando, reparti ushtarak 1020 dhe batalioni i dytë i këmbësoris­ë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja, e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dje në garnizonin "Skënderbej"
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja, e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dje në garnizonin "Skënderbej"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania