Gazeta Shqiptare

Mbledhja e qeverisë, Rama batuta me Ademin: Me durim po afrohemi

-

Qeveria

u mblodh dje, në Shkodër ku ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me këtë qytet. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes, kryeminist­ri Rama njoftoi se është miratuar vendimi për shpalljen e qendrës historike të Thethit dhe zonës përreth, një vendim ky që përputhet me nevojën për të investuar më shumë burime financiare në këtë zonë, duke filluar nga rindërtimi i rrugës së Thethit. Një tjetër vendim i komunikuar nga shefi i qeverisë ka qenë ai për miratimin e bursave të shkollës së mesme profesiona­le, që në total janë 84 dhe do të shkojnë për nxënësit familjet e të cilëve janë në vështirësi financiare. Më vonë Rama ka zhvilluar edhe një takim me studentët e ekselencës, me të cilët ka diskutuar për Ditën e Rinisë. "Nuk ka tapet të kuq për në qeveri. Qeveria shqiptare do të bëjë më shumë nëse ka shtysa të reja që duhet të vijnë nga ju",u ka thënë ai të rinjve. Më herët Rama inspektoi punimet për rrugën turistike të Velipojës, ku shkëmbeu batuta me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi. Gjatë kësaj vizite Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në fjalën e saj, Ademi tha: "Më bëhet qejfi që ministri Bushati bashkohet me ne për këto çështje teknike". "Bushati bashkohet po ti s'afrohesh",- është përgjigjur Rama. Kreu i qeverisë ka vijuar batutat me kryebashki­aken Ademi edhe kur është pyetur nga mediat nëse mund të gjendet gjuha e pajtimit me kryeminist­rin e Malit të Zi, që insiston që aksi Adriatiko- Jonian të kalojë nga Podgorica dhe jo nga Muriqani. "Siç e shihni durimi po na afron dhe me Voltanën, mendoni pastaj sa kollaj e kemi me Malin e Zi",- ka thënë Rama për gazetarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania