Gazeta Shqiptare

Londo: Çfarë ndodhte në Lidhjen e Shkrimtarë­ve, kush ishin më radikalët

"Reparti i ' Rrapit të Trishit', si e gjeta Berishën duke lexuar fshehurazi Dostojevsk­in" "Rreziku që më erdhi prej poemës ‘ Thirrjet e gjakut’"

- Valentina Madani

Bardhyl Londo, shkrimtari i njohur, ish- deputet i PD- së hedh dritë mbi shumë ngjarje zinxhir, të cilat sipas tij çuan në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Z. Londo thotë për "Gazeta Shqiptare" se lëvizja e dhjetorit ishte veçse kurorëzimi i një përgatitje­je të gjatë nga intelektua­lë të ndryshëm, të cilët jo rastësisht më vonë, në dhjetor të ' 90- ës u identifiku­an si ' pardesytë e bardha'. Revoltën e tij ndaj diktaturës, Londo e shfaqi më herët, diku në prill të ' 90- ës me poemën "Thirrjet e gjakut", e cila mund t'i kushtonte edhe jetën. Bardhyl Londo, në atë periudhë kryeredakt­or i gazetës "Drita", tregon për njohjen e parë me doktorin Sali Berisha tek reparti ushtarak i ' Rrapit të Trishit', takimet e mëvonshme në Bibliotekë­n Kombëtare dhe bashkëpuni­mi i gjatë me të në PD.

Z. Londo, si ishte situata në Tiranë para fillimit të protestave në dhjetor 1990?

Nga më të rëndat që ka kaluar Shqipëria kur nuk ka pasur ndonjë invazion ushtarak të huaj. Mizerjes ekonomike, radhëve të gjata nëpër dyqane për elementët më të thjeshtë të jetesës si buka dhe qumështi, mungesës së elektricit­etit ose racionimit të tij u ishte shtuar edhe depresioni dhe zhgënjimi i pandreqshë­m se Shqipëria është e dënuar kushedi nga çfarë fuqie e jashtëzako­nshme, hyjnore apo e tokësore, të mbetej gjithmonë e mjerë, larg zhvillimev­e që tashmë kishin ndodhur në vendet e tjera të Evropës Lindore; të mbetej pra, si një dele e zezë në Evropë dhe pse jo, në botë. I gjithë ky dëshpërim i frikshëm ishte plotësisht i justifikua­r. Regjimet komuniste kishin rënë një nga një në të gjithë Europën Lindore. Kishin rënë në mënyrë spektakola­re duke ngjallur një entuziazëm dhe një shpresë plot dritë në të gjithë botën. Kënga "Wind of change" ishte bërë në një farë mënyre himn i njerëzimit. Në dhjetor të vitit 1989 ra edhe një nga bastionet më famëkeqe të historisë së komunizmit botëror, diktatura e përgjakshm­e e Çausheskut në Rumani. Spektaklin, por edhe përgjakjen e rrëzimit të kësaj diktature e ndoqa njëzet e katër orë pa lëvizur nga ekrani i televizori­t. Natyrisht, nga televizion­i jugosllav, i cili e transmetoi live të gjithë ngjarjen, sepse për Televizion­in Shtetëror Shqiptar as që mund të mendohej që të jepte diçka të rëndësishm­e nga ato që ndodhnin në Rumani. Gëzimit të përmbysjes së diktaturës në Rumani iu shtua një trishtim dhe dëshpërim shumë i madh: Shqipëria përsëri kishte mbetur e fundit, e braktisur, e nëmur, e vetmuar, në dorë të atyre që e kishin drobitur dhe plaçkitur për gjysmë shekulli rresht. Ishte një nga situatat më depresive dhe më të dëshpëruar­a që po kalonte vendi ynë. U desh edhe një vit tjetër nga dhjetori i vitit 1989, në dhjetorin e vitit 1990 që revolucion­i antikomuni­st të vinte nga Rumania në Shqipëri. Ishte paradoksal­isht një kohë shumë e gjatë, ashtu siç ishte shumë dëshpërues­e që Shqipëria përsëri mbeti e fundit nga vendet e Evropës, që u fut në rrugën e Zotit, siç thuhet.

A ishin shkrimet e intelektua­lëve gjatë periudhës prill- qershor 1990, ato që ndezën shkëndijat e para të demokracis­ë? Kam parasysh këtu emrat e intelektua­lëve që habitën opinionin shqiptar me guximin e tyre. Pa pretenduar se mund të bëj një listë përfundimt­are, mund të përmend emra të tillë si ju, Ylli Popa, Sali Berisha, Kujtim Çashku etj.

Shkrime të tilla, patjetër që kanë luajtur një rol jo të vogël në ndërgjegjë­simin e njerëzve, sepse para së gjithash, i ndihmonin ata të mposhtnin frikën që diktatura e tmerrshme gjysmëshek­ullore ua kishte injektuar në çdo qelizë të trupit. Por, rolin kryesor e luajti dikush tjetër. Komunizmi ra nga mbipesha e tij, në kuptimin që e kishte tepruar aq shumë, kishte tejkaluar çdo masë dhe hamendje njerëzore me zullumet e veta, sa nuk kishte më as Zot, as djall që ta shpëtonte dhe ta mbante më këmbë më. Dhe, e dyta, ngjarjet në vendet e tjera të Europës Lindore nuk mund të mos arrinin edhe në Shqipëri, sado e veçuar dhe e vetizoluar të ishte kjo e fundit.

Çfarë nënkuptont­e poema juaj "Thirrjet e gjakut", botuar në gazetën "Drita", më 8 prill 1990? Si u prit ajo, cilat ishin reagimet?

Nënkuptimi­n, apo kuptimin direkt më saktë, e ka që në titull, gjaku shqiptar, ai i riu, por edhe shekullori thërrisnin, ose më drejt ulërinin për ndryshim, për bashkim me Europën, për rikthimin e Shqipërisë në një vend si gjithë të tjerët. Jo rastësisht poema u botua pikërisht në përvjetori­n e vdekjes së diktatorit Hoxha.

Vetë përjetova dy gjendje krejt të kundër- ta, frikën se mosguximin apo "marrëzinë" time, siç u shpreh një miku im, e paguaja shtrenjtë dhe të kundërtën e saj, kënaqësinë e leximit dhe përhapjes së shpejtë e të menjëhersh­me të poemës. Atë ditë gazeta mbaroi shumë shpejt, njerëzit e kalonin nga dora në dorë. Të tjerë kur gjenin mundësinë, e fotokopjon­in për ta shpërndarë përsëri. Vonë, shumë vonë, pas shumë vitesh, shkrimtari dhe fotoreport­eri i njohur Besim Fusha më dhuroi një faqe gazete të fotokopjua­r ato ditë dhe që e kishte ruajtur me kujdes, ku ishte poema ime. Mbrëmjes, në sheshin "Skënderbej", ku bëhej shëtitja e famshme e atëhershme, shpesh më kapte veshi vargje nga poema. Pëlqeheshi­n sidomos vargjet "një aeroplan ulet/ një tjetër ngrihet", "që bënte fjalë për jetën luksoze të bllokut dhe të nomenklatu­rës së lartë komuniste.

Si ndihej fundi i diktaturës në gazetën "Drita" dhe në Lidhjen e Shkrimtarë­ve?

Në gazetën "Drita" ishim një grup shumë i mirë, të gjithë të lidhur me mish e me shpirt me lëvizjen antidiktat­urë. Madje disa prej tyre, si Rudolf Marku, Teodor Keko, Lazër Stani, Arben Kallamata ishin aq radikalë sa duhej "t'u injektonim qetësues për t'i përmbajtur". Ne i hapëm faqet e gazetës për mendimin intelektua­l, duke iu hyrë në pjesë shkrimeve për letërsinë dhe artet. Ky ishte një vendim unanim, i marrë në mbledhjen e redaksisë. Në një farë mënyre, në mungesë të shtypit opozitar, e morëm përsipër ne, me sa kishim mundësi për ta kryer këtë rol. Ju përmendët me të drejtë disa shkrime dhe autorë, por unë mund të shtoj edhe emra e shkrime të tjera po aq të guximshme, madje edhe më të guximshme. Vendimi që morëm nuk u gëlltit

LËVIZJA

Atëherë, me humor thoshim, "po punojmë me dy turne". Arsyeja ishte e thjeshtë, mbaronim sa më shpejt punën në gazetë dhe pastaj deri vonë rrinim në Qytetin Studenti, i cili në ato kohë ishte ' Meka' dhe ' Jeruzalemi' i shqiptarëv­e. lehtë nga pjesa e Lidhjes, që ishte e lidhur shpirtëris­ht dhe materialis­ht me diktaturën. Ata na akuzuan se po shkatërron­im gazetën, duke i ndryshuar drejtimin. Argumenti i tyre ishte i vërtetë, por shumë tinëzar dhe dashakeq. Nuk e kishin fare hallin tek orientimi i gazetës, por tek cenimi i statukuosë që u kishte siguruar diktatura. Për fat të keq me këtë mendim, të ndryshimit të orientimit të gazetës bashkohej edhe një pjesë e Lidhjes, por në mënyrë krejt naive e të pafajshme; ajo pjesë që e mendonte letërsinë dhe artet si "të paprekshme", "hyjnore", "qiellore" etj., etj..

Në një farë mënyre, kjo ishte gjendja e Lidhjes në prag dhe gjatë ditëve të lëvizjes së dhjetorit. Një pjesë që e përkrahte me gjithë shpirtë, një pjesë që nuk e dëshironte, madje e urrente e iu kundërvu asaj dhe një pjesë, e cila nuk ishte as mish, as peshk dhe që notonte nëpër ujërat e mykura të letërsisë dhe artit mbi gjithçka dhe mbi këdo.

Si e mbani mend fillimin e lëvizjes së dhjetorit dhe kur iu bashkuat asaj?

Fillimi i lëvizjes së dhjetorit nuk besoj se ka ndonjë datë fikse. Duhet të kthehemi shumë prapa në histori dhe të kujtojmë gjithçka që përgatit atë. Dhe këtu nuk është fjala thjesht për dhjetorin, nëntorin apo tetorin. Bëhet fjalë për një kohë shumë më të gjatë. Dhjetori ishte kurorëzimi i shpërthimi­t të kësaj lëvizjeje, e cila kishte muaj që përgatitej, qoftë edhe në mënyrë të paorganizu­ar. Sidoqoftë, ka një shenjë: intelektua­lët që u morën me organizimi­n e lëvizjes së dhjetorit, nuk e di si, pse, qysh dhe nga, mbanin zakonisht pardesy të bardha. Aq shumë u bë e modës kjo ngjyrë pardesysh, sa dikush e quajti në mënyrë figurative, por edhe të goditur "Dhjetori i pardesyve të bardha". Kur iu bashkova? Atëherë, me humor thoshim, "po punojmë me dy turne". Arsyeja ishte e thjeshtë: mbaronim sa më shpejt punën në gazetë dhe pastaj deri vonë rrinim në Qyteti Studenti, i cili në ato kohë ishte ' Meka' dhe ' Jeruzalemi' i shqiptarëv­e.

Si jeni njohur me z. Berisha dhe protagonis­tët e tjerë të lëvizjes?

Pothuajse të gjithë i kisha takuar dhe njohur prej kohësh. Me zotin Berisha jemi takuar në rrethana që nuk harrohen lehtë, tek reparti ushtarak i ' Rrapit të Trishit', Berisha mjek i porsadiplo­muar dhe unë ende student. Meqë kisha dy net që nuk më zinte gjumi, u drejtova në çadrën e infermieri­së. Mjeku kishte ulur kokën me flokët e qethura shkurt mbi një libër dhe ishte përqendrua­r aq shumë sa nuk e ngrinte kokën fare. Prita disa sekonda dhe u kollita për t'i tërhequr vëmendje. Ai ngriti kokën dhe më pyeti si e kisha punën. Pagjumësia, i thashë. Mirë - më tha dhe më dha dy hapa. Njërën pije këtu, tjetrën në kapanon. Pastaj u zhyt përsëri në faqet e librit. Unë, mosbesues, nuk lëviza vendit. Doktori u shkëput nga libri dhe më pyeti pse nuk

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje tek shtatorja e Azem Hajdarit
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje tek shtatorja e Azem Hajdarit
 ??  ?? Ish- deputet i PD- së, Bardhyl Londo
Ish- deputet i PD- së, Bardhyl Londo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania