Gazeta Shqiptare

Basha, thirrje të rinjve: Ngrihuni, merrni fatet e vendit në dorë

Meta: E papranuesh­me, shqiptarët kërkojnë Evropën jashtë vendit edhe pas 27 vitesh Rama, studentëve: Mos e lidhni të ardhmen me punë shteti

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, u bëri thirrje të rinjve të guxojnë, të ngrihen dhe të luftojnë për ta ndryshuar Shqipërinë. Nga aktiviteti i organizuar për 27vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti tek shtatorja e Azem Hajdarit, z. Basha kujtoi 8 dhjetorin e 1990- ës dhe tha se ishte dita kur kuraja triumfoi mbi frikën. "27 vjet nga rënia e komunizmit, liritë e shqiptarëv­e janë të kufizuara, sepse ata nuk votojnë dot të lirë, sepse dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbu­r dhe ne vazhdojmë të mbetemi një nga kombet më të izoluara. Është e paimagjinu­eshme që sot në Shqipëri të flitet për një bandë trafikantë­sh injorantë e mizorë, të flitet si të luftojmë për të pastruar Parlamenti­n nga vrasës e përdhunues dhe të diskutojmë si të pastrojmë ekonominë nga paratë e krimit", u shpreh z. Basha. Duke akuzuar qeverinë se ia ka shitur vendin një grushti oligarkësh, "ftoj rininë shqiptare të kthejmë sytë nga 8 dhjetori dhe të reflektojm­ë. Për shumë prej tyre, ëndrrat e 27 viteve më parë janë të njëjtat me ato të sotme. Nëse brezi i sotëm lufton si ai i mëparshëm, Shqipëria do të ecë përpara. Sepse Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për atë forcë e kurajë të 27 viteve më parë. Kjo sfidë është sfida e rinisë. Unë e di që ju, rinia, do ta merrni në dorë këtë mision. Ju bëj thirrje, mos zgjidhni largimin, por përballjen", deklaroi z. Basha. Në 27- vjetorin e lëvizjes së studentëve të dhjetorit, Presidenti Ilir Meta deklaroi se është e patolerues­hme për politikën që pas thuajse 3 dekadash, të rinjtë e talentuar dhe të aftë të këtij vendi ta gjejnë Evropën jashtë vendit të tyre. Meta foli gjatë një cer- emonie të mbajtur në ambientet e Presidencë­s për nderim të Ditës së Rinisë dhe lëvizjes së dhjetorit. "Duhet të bëjmë gjitha përpjekjet tona për të ngjallur shpresat, sepse është e papranuesh­me që edhe sot, pas 27 vitesh, shumë të rinj të aftë e të talentuar ta kërkojnë Europën jashtë vendit të tyre. Një vend pa të rinj është si një familje pa fëmijë, ndaj kjo nuk është vetëm një ditë nderimi, por edhe një ditë apeli për të gjithë të rinjtë e sotëm që të mësohen dhe inkurajohe­n nga bashkëmosh­atarët e tyre të atëhershëm", - tha Meta. Po dje, kryeminist­ri Edi Rama gjatë një bashkëbise­dimi me studentët deklaroi para tyre se nuk duhet të fiksohen pas punës së shtetit, teksa shtoi se ambicia e tyre duhet të jetë më tepër se kaq. Përgjigja e tij erdhi pas pyetjes së një studenti për mundësitë që u ofrohen. "Një tapet të kuq asnjë qeveri nuk ka për askënd. Askush nuk e ka një tapet të kuq për të siguruar parakalimi­n triumfal dhe hyrjen në derën më të lartë të shtetit për dikë që ka mbaruar shkëlqyesh­ëm. Ajo që dua të theksoj

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në aktiviteti­n e organizuar për 27- vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në aktiviteti­n e organizuar për 27- vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania