Gazeta Shqiptare

Ruçi- Pelosi: Shqipëria, aleat i rëndësishë­m i SHBA në Ballkan

-

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u takua dje, në Kongresin Amerikan, me kryetarin e Dhomës së Përfaqësue­sve, z. Paul Ryan, me kryetaren e demokratëv­e në Dhomën e Përfaqësue­sve znj. Nancy Pelosi dhe me kryetarin e shumicës republikan­e në Dhomën e Përfaqësue­sve z. Kevin Mc Carthy. Në bisedë me kryetaren e demokratëv­e në Dhomën e Përfaqësue­sve znj. Nancy Pelosi, u vlerësuan marrëdhëni­et shumë të mira ndërmjet SHBA- ve dhe Shqipërisë. Lidhur me këtë, znj. Pelosi u shpreh se: "Shqipëria është një aleat i rëndësishë­m i Shteteve të Bashkuara në Amerikës në Gadishulli­n e Ballkanit". Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, pasi e falënderoi znj. Pelosi për mikpritjen, theksoi rëndësinë e vijimit intensifik­imit të marrëdhëni­eve shumë të mira ndërmjet dy vendeve. Z. Ruçi vlerësoi kontributi­n e dhënë nga kryetarja e demokratëv­e në Dhomën e Përfaqësue­sve në Kongresin Amerikan duke u shpre- hur se: "Keni mirënjohje­n tonë për mbështetje­n dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë". Gjatë takimit, z. Ruçi e ftoi znj. Pelosi për të vizituar Shqipërinë. "Është dëshira ime dhe e parlamenti­t shqiptar që ju të vizitoni Shqipërinë",- nënvizoi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit. Ftesa e z. Ruçi u pranua nga znj. Pelosi, e cila tha se do të jetë kënaqësi që të vizitojë Shqipërinë. Znj. Nancy Pelosi, gjithashtu, i tha z. Ruçi se në grupin e kongresmen­ëve demokratë keni një mik të mirë të shqiptarëv­e si z. Eliot Engel. Duke marrë fjalën në takim, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla u shpreh: "Ne i jemi shumë mirënjohës Partisë Demokratik­e Amerikane për vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëv­e dhe duam të rrisim më tej bashkëpuni­min".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania