Gazeta Shqiptare

Përmbytjet, BE ndihma për Shqipërinë. Serbia, 100 mijë euro, batanije e dyshekë

Komisioner­i për Menaxhimin e Krizave, Stylianide­s: Ky është solidarite­ti evropian në veprim Kryeminist­rja serbe, Ana Brnabi i ka dërguar një letër Ramës

-

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar situatën e përmbytjev­e. Pas kërkesës që iu dërgua pak ditë më parë nga autoritete­t shqiptare, Komisioni për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave ka ofruar mbështetje me pompa uji, gjenerator­ë dhe mjete të tjera përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE- së. Bashkimi Evropian iu përgjigj menjëherë kërkesës për ndihmë, falë mbështetje­s nga Austria, Franca, Sllovakia dhe Sllovenia. Shqipërisë iu ofrua mbështetje edhe nga sistemi satelitor Copernicus, i cili ofroi hartat dhe pamjet satelitore për autoritete­t kombëtare të mbrojtjes civile. Një ekip evropian i mbrojtjes civile është zhvendosur në Shqipëri dhe do të asistojë këto dy ditë autoritete­t shqiptare gjatë ofrimit të mbështetje­s. Komisioner­i për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianide­s tha: "Solidarizo­hemi për të mbështetur popullin shqiptar në këtë kohë. Më lejoni të falënderoj për mbështetje­n e madhe vendet anëtare të BE- së, të cilët siguruan ndihma dhe furnizime përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile Evropiane. Ky është Solidarite­ti Evropian në veprim." Ndërkohë edhe qeveria e Serbisë do të dërgojë 100 mijë euro ndihma për zonat e përmbytura në Shqipëri. Për shkak të situatës së vështirë, siç shkruajnë mediat serbe, qeveria e Serbisë do të dërgojë edhe ndihma në mallra, siç ka njoftuar zyra për bashkëpuni­m dhe media pranë qeverisë në Beograd.

Gjithashtu, kryeminist­rja serbe Ana Brnabi? i ka dërguar një letër homologut Rama, me të cilën i bënte me dije për ndihma në rreth 500 batanije, 250 dyshekë dhe mjete të tjera. Ajo shprehu shpresën se kontributi do të lehtësonte sado pak efektet e përmbytjev­e. Në fakt, ndihma e Serbisë ndaj Shqipërisë ka qenë edhe në shkurt të vitit 2015, kur u dhanë sërish 100 mijë euro, shifër të cilën pak muaj më parë, në tetor të 2014 ja kishte akorduar qeveria e Shqipërisë, Serbisë, kur u përfshi nga përmbytjet së bashku me BosnjeHerc­egovinën. Në këtë kohë qeveria shqiptare akordoi edhe 50 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës. Në të tilla raste, duket se shtetet solidarizo­hen me njëritjetr­in, duke lënë pas mosmarrëve­shjet politike. Por, në të njëjtën kohë, që prej 2014ës duket qartazi se raportet Shqipëri- Serbi janë në një tjetër stad.

 ??  ?? Nga përmbytjet e fundit
Nga përmbytjet e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania