Gazeta Shqiptare

Urgjenca e QSUT, mes dyndjes së pacientëve e mjekëve të palodhur

Çfarë ndodh në spital pas nënshkrimi­t të peticionit për dorëheqjen e 12 mjekëve Radhë të gjata për vizita e mungesë shtretëris­h

-

13- të mjekët "heronj" vrapojnë për të shpëtuar jetë, e duhet të luftojnë edhe me trysninë që mbart në vetvete profesioni i tyre sa fisnik, edhe i vështirë. Kjo mbingarkes­ë ku pacientët rrinë të shtruar mbi 48 orë në këtë pavion, është edhe arsyeja kryesore, që i detyroi 12 prej tyre, të lajmërojnë 30 ditë para tërheqjen nga pozicioni i punës nëpërmjet firmosjes së një dorëheqjej­e kolektive. Organika e QSUT- së parashikon që në shërbim të Urgjencës të jenë 16 mjekë, por mesa duket në krye të detyrës janë vetëm 13. E janë pikërisht këto kushte pune, që i kanë detyruar edhe 7 specializa­ntë të Kjo mbingarkes­ë ku pacientët rrinë të shtruar mbi 48 orë në këtë pavion, është edhe arsyeja kryesore, që i detyroi 12 prej tyre, të lajmërojnë 30 ditë para tërheqjen nga pozicioni i punës nëpërmjet firmosjes së një dorëheqjej­e kolektive.

QSUT- së që të marrin rrugën për Gjermani, me shpresë për një jetë më të mirë, ku profesioni­t të tyre i jepet vlera e dinjiteti që meriton.

PACIENTËT

Duke rënkuar, pacientët përpiqen të arrijnë sa më parë mjekun, shpresën e tyre të vetme të shpëtimit. Ata të gjithë kërkojnë ndihmë, por mundësitë për ta marrë në kohë janë të pakta. Mungesa e besimit në spitalet rajonale dhe mungesa e medikament­eve në shumë prej tyre i ka bërë që të turren drejt QSUT- së. "Kam 3 orë që po pres në radhë, më erdhi një infermiere më mati tensionin, por s'ka krevate. Ka që janë edhe më keq se unë e do i liroj radhën se kanë emergjencë", - tregon një e moshuar me fytyrë të zbehtë e shtrirë në karrige. Ka plot raste kur të sëmurëve u duhet të qëndrojnë edhe mbi 2 ditë në Urgjencë, pasi edhe në pavionet e tjera, vendet janë të zëna. Me shpresën që "garës" për krevatet e lira t'i jepet fund, pacientët e Urgjencës përballojn­ë këtë situatë tejet të vështirë, që mund të rezultojë fatale për jetët e tyre.

FAMILJARËT

Përballë dyerve të Urgjencës, familjarët kërkojnë me padurim të dinë mbi fatin e të afërmve të tyre. Me fytyra të zbehura nga lodhja e me trastat me ushqime, janë në pritje të hapjes së derës me xham çka për ta është ora e vizitave me të sëmurët. Afrohemi pranë një plaku rreth të 60- ve, i cili me duart që po i dridhen nga ankthi po dredh një cigare. "Po pres të di për vajzën, e kam aty brenda e kam frikë. Ndoshta e shpëtojnë. Por mjekët janë sjellë shumë mirë me ne, e aty ka shumë njerëz, nuk e di si ia bëjnë, ju e shikoni vetë të sëmurët rrinë nëpër karrige, s'ka krevate mesa duket", - tregon ai me sy të përlotur. Ndërkaq, një tjetër familjare thotë se kanë ardhur nga Kamza për të sjellë motrën e sëmurë në urgjencën e QSUT- së. "Nuk kemi dhe aq besim te spitalet e tjera, e dimë që këtu mund të kurohen më mirë. Vetëm një natë e mbajtëm në spital në Kazmës e me vrap e sollëm këtu, nuk mund të rrinte më gjatë në një vend që dhe serumet i blinim ne. Nuk kishte ilaçe e s'kemi lekë t'i mbulojmë shpenzimet vetë, është e papërballu­eshme. Këtu po gjen derman", - shprehet motra e pacientes së shtruar në Urgjencë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania