Gazeta Shqiptare

Mark Marku: Tentuan qëllimisht të manipuloni­n votimin në favor të Jubanit

Pedagogu: Ne kapëm shkelje e raportuam situatën

-

Me miratim të Komi sionit Zgjedhor të Fakultetit, prof. Dr. Sabri Laçi është shpallur dekani i ri i Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, pasi fitoi me 50.14% të votave kundrejt rivales Aljula Jubani. Ky proces zgjedhor është shoqëruar me polemika e kontestime të shumta nga të dy kandidatët, që akuzojnë njëri- tjetrin për manipulim e presion ndaj stafit akademik dhe studentëve. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", dekani i ri i FHF, Sabri Laçi tregon se ka pasur shumë shkelje të rregullore­s e se vëzhguesit janë lënë jashtë procesit qëllimisht për të manipuluar votimin. Madje, ai ka raportuar edhe një rast, ku fleta e votimit të një studenti i është dhënë një pedagogu për të deformuar rezultatin përfundimt­ar.

Me vendim të Komisionit Zgjedhor të Fakultetit jeni shpallur dekani i ri i Histori- Filologjis­ë. Me sa vota u shpallët fitues?

Rezultati që miratoi KZF më shpalli fitues me 50.14% të votave. Duket një diferencë e ngushtë, por për mua është shumë i rëndësishë­m, pasi jam fitues falë votave të studentëve, por edhe të stafit akademik normalisht, por diferencën e kanë bërë studentët, që më besuan 308 vota më shumë sesa rivalja. Kjo për mua është një mrekulli, sepse pavarësish­t trysnisë e presioneve që iu bënë me qëllim manipulimi­n, studentët rezistuan e ndenjën në radhë me përkushtim për të votuar profesorin që dëshironin.

Si shkoi procesi i votimit?

Mund të them se procesi i votimit për dekanin e Fakultetit të HistoriFil­ologjisë ishte një proces i vështirë e me probleme të panevojshm­e. U bënë përpjekje për manipulim, për trysni ndaj stafit dhe vetë studentëve. Gjatë këtij procesi pati shkelje të herëpasher­shme të rregullore­s.

Në cilat pika u konstatuan këto shkelje të rregullore­s?

Janë konstatuar disa shkelje të rregullore­s si moslejimi për të votuar i një anëtari të trupës akademike, në kundërshti­m flagrant me nenin 11, pika 1/ a. Vlen të theksoj një tjetër shkelje të rëndë, që ishte mosdhënia në mënyrë të qëllimshme e fletës së saktë të votimit njërit prej zgjedhësve, me synim deformimin e rezultatit përfundimt­ar të votimeve. Dhe u insistua fort që kjo fletë votimi të konsideroh­ej e pavlefshme.

Prej kujt janë kryer këto shkelje? Ndërkaq

prof. asoc. dr. Mark Marku, pedagog në departamen­tin e "Gazetarisë dhe Komunikimi­t në këtë fakultet tregon për "Gazeta Shqiptare" se gjatë procesit të votimit, është bërë një tentativë për manipulim në favor të Aljula Jubanit. Marku thekson se fleta e votimit të një studenti i është dhënë një pedagogu, me qëllim që të dilte një votë mangët për Sabri Laçin. "Fleta e votimit të një studenti i ishte dhënë një pedagogu. Ky ishte një gabim i komisionit, jo një gabim njerëzor, ashtu siç nënshkruan në procesverb­al. Ishte i qëllimshëm, për të nxjer-

Shkeljet janë bërë kryesisht nga KZF dhe në mënyrë të veçantë nga kryetarja e këtij komisioni, Ro- rë një votë pedagogu mangët në favor të Sabri Laçit. Nuk ka mundësi të ndodhë një ngatërresë e tillë, pasi studentët votonin një kat më poshtë, ndërsa pedagogët lart. E gjithë kjo ishte bërë me vetëdije të plotë. Ishte një moment që ne e kapëm dhe e raportuam. Ky manipulim po bëhej në favor të Aljula Jubanit, pasi një tek zana Rushiti, e cila në procesverb­alin e "Mbylljes së Votimit" nuk ka argumentua­r mospërputh­jen mes numrit të fletëve të përdorura nga votuesit dhe shumës së mbetur të fletëve të shpërndara dhe të dëmtuara. Gjithashtu, komisioni nxori jashtë vëzhguesit dhe kandidatin nga salla ku administro­hej procesi zgjedhor. Këto janë çudi që ndodhin këtu.

Cilat janë disa nga problemet që keni konstatuar në këtë fakultet?

Ka pasur mungesë transparen­ce, efikasitet­i, shpejtësie dhe ne këto do

"Shkeljet janë bërë kryesisht nga KZF dhe në mënyrë të veçantë nga kryetarja e këtij komisioni, Rozana Rushiti. Gjithashtu, komisioni nxori jashtë vëzhguesit dhe kandidatin nga salla ku administro­hej procesi zgjedhor. Këto janë çudi që ndodhin këtu", tha Laçi.

votë e një pedagogu ka shumë peshë në rezultatin përfundimt­ar", - tha pedagogu. Gjithashtu, ai bën me dije se pas raportimit, komisioni nënshkroi fillimisht një procesverb­al ku vota ndaj Sabri Laçit u konsiderua e vlefshme. "Ndërkaq pak orë më vonë, ky procesverb­al u hodh poshtë dhe u nënshkrua një tjetër nga po i njëjti komision, që e nxirrte të pavlefshëm. Preteksti i kryetares së KZF, Rozana Rushiti, në lidhje me këtë ishte se procesverb­alin e parë e nënshkroi në një gjendje të rënduar emocionale", - theksoi Marku për "GSH".

përpiqemi t'i ndryshojmë. Sot, studentët tanë edhe për mungesë të informimit e mbështetje­s, nuk kanë gjetur hapësirat që meritojnë. Edhe në pjesën e praktikave mësimore ka shumë për të përmirësua­r, pasi teoria pa praktikë mbetet e vdekur.

Si mendoni ta përmirëson­i procesin e praktikës mësimore, pasi shumë studentë ankohen për mungesën e saj?

Pjesës së praktikës mësimore do i kushtohet një vëmendje e veçantë nga ana jonë. Ne do të përpiqemi të negociojmë fort me subjekte ku mund të realizohen praktikat për studentët tanë. Jam i sigurt që edhe partnerët tanë të ardhshëm do të jenë të kënaqur nga shërbimet që do iu ofrojnë studentët që do shkojnë për të mësuar e për të parë punën nga afër.

A do të përmirësoh­en kushtet e studimit?

Studentët tanë do të kenë kushte më të mira studimi dhe informimi, madje pretendojm­ë të krijojmë një strukturë të veçantë, ku studentët të informohen sistematik­isht dhe të mos humbasin kohë për çfarëdollo­j informacio­ni që atyre iu intereson. Jemi të gatshëm të investojmë për promovimin e vlerave të çdo studenti, pedagogu e institu-

cioni. Potenciali­n e kemi të jashtëzako­nshëm e duhet ta prezantojm­ë më mirë.

A do u ofrohet studentëve lehtësim në tarifat e studimit?

Ne nuk kemi bërë rritje të tarifave për të mos i rënduar shumë buxhetet e familjeve të tyre. Por do të luftojmë fort të mundësojmë pagesën e tarifës në dy këste, që është një lehtësim për secilin prej studentëve në të gjitha nivelet.

Cilat janë disa nga ndryshimet e tjera që do bëni tashmë që jeni dekani i Fakultetit të HistoriFil­ologjisë?

Së pari, do ndërtojmë një marrëdhëni­e tjetër me studentët dhe me stafin, do t'u dedikohemi me të gjitha energjitë studentëve tanë, që meritojnë shumë më shumë, do jemi krah tyre në të gjithë procesin e edukimit në këtë fakultet. Do luftojmë që të realizojmë hapjen e shkollës doktorale, një ngërç që e ka universite­ti prej 4 vitesh. Gjithashtu, do të fillojmë punën për përmirësim­in e kurrikulav­e dhe modernizim­in e tyre dhe përshtatje­n e tyre në raport me kërkesat e tregut të punës. Më tej do të përpiqemi fort të forcojmë fondin për kërkim shkencor për stafin e studentët.

 ??  ?? Prof. Dr. Sabri Laçi
Prof. Dr. Sabri Laçi
 ??  ?? Prof. asoc. dr. Mark Marku
Prof. asoc. dr. Mark Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania