Gazeta Shqiptare

Të zhduken presioni dhe pesha e pushtetit politik

-

gjithë ne që kemi marrë përsipër këtë detyrë, që nuk është vetëm detyrë, por edhe mision. Unë ndihem vërtetë mjaft optimiste kur shoh sesa shume juristë të reja dhe të rinj, të mirë shkolluar dhe të ndershëm, kanë aplikuar për t'u bërë pjesë e strukturav­e tona. Ne duhet të jemi shpresëplo­të se jemi në rrugën e duhur.

Domosdoshm­ëri për ne është fillimisht dhe mbi të gjitha qartësia dhe kthjelltës­ia e ligjit, çka ndikon direkt në dhënien e drejtësisë, duke eliminuar hapësirat për keqinterpr­etime dhe për ekuivoke. Së dyti, do të veçoja njohjen në perfeksion të tij nga të gjithë ne; dhe së fundi do të theksoja një tjetër moment, gjithashtu, tejet i rëndësishë­m. Ne nuk duhet të kemi frikë. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit të parasë duhet të zhduken përfundimi­sht. Ne duhet të vendo- sim drejtësinë në radhët tona, që t'u japim drejtësinë e ndershme të gjithë shqiptarëv­e.

Vetëm kur këto hapa të zbatohen në praktikë me shembuj konkretë, vetëm atëherë do të fillojmë të fitojmë respektin e dëmtuar rendë të qytetarëve tanë te drejtësia, si një pushtet krejtësish­t i pavarur dhe i pandikuar prej askujt dhe asgjëje. Nuk mund ta theksoj mjaftueshë­m, sesa jetike është për ne, të kalojmë në vepra; në vendime të drejta e të ndershme, të mbështetur­a tërësisht në prova të pakundërsh­tueshme, dhe që më pas ato të perceptohe­n të tilla nga opinioni publik.

Dua ta mbyll këtë fjalë me një sentencë, thënë nga ishPreside­nti Amerikan Teodor Ruzvelt, sipas të cilit: "Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nën ligjin; dhe madje askujt nuk i merret leje kur i kërkohet ta zbatojë ligjin. Respektimi i ligjit merret si e drejtë dhe aspak si një nder". Autorja, Kryetare e Kolegjit të Apelimit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania