Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, 216 pronarët përfitojnë kompensimi­n për truallin

Ndërtuan pa leje, 240 personat që marrin tapitë për oborret Vendimi, në të gjithë vendin 456 përfitues, lista

-

ALUIZNI publikon listën me 240 per sonat që kanë ndërtuar pa leje dhe marrin tapitë për parcelën ndërtimore dhe 216 pronarët që u është prekur tona nga ndërtimet pa leje dhe marrin kompensimi­n për truallin. Përfituesi­t janë në të gjithë vendin dhe "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë, ku përveç gjeneralit­eteve të përfituesv­e, është edhe sipërfaqja takuese që legalizohe­t dhe shuma e përfitimit për pronarët që kompensohe­n.

PROCEDURAT

Personat që kanë ndërtuar pa leje përfitojnë tapi për një sipërfaqe që është e barabartë me trefishin e sipërfaqes së ndërtimit, por jo më shumë se 500 m2. Ndërsa pronarët kompensohe­n me vlerën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në hartën e vlerës. Vlera e kompensimi­t varion sipas zonave. Sipas ligjit në fuqi, kur parcela e ndërtimit të legalizuar shtrihet mbi pasuri të paluajtshm­e në pronësi private të subjekteve joposedues­e të ndërtimit, nëpërmjet të njëjtit akt administra­tiv miratohet masa dhe vlera e kompensimi­t financiar për sipërfaqet takuese, pronë private, që preken nga ndërtimi. "Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe miratimin e masës e vlerës së kompensimi­t për sipërfaqet, pronë private, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a është i vlefshëm për regjistrim­in përfundimt­ar të parcelës ndërtimore në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e. Sipas ligjit në fuqi, janë një sërë rregullash për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe miratimit të masës së vlerës së kompensimi­t", - thuhet në aktin normativ, që rregullon kompensimi­n e pronës së prekur nga ndërtimet pa leje. Nëse poseduesi është bashkëpron­ar në pasurinë ku ndodhet ndërtimi i legalizuar për rregullimi­n e pronësisë në parcelën ndërtimore zbatohen këto rregulla: a) Kur pjesët takuese ideale të bashkëpron­ësisë janë të papërcaktu­ara, ato prezumohen të barabarta ( në përpjesëti­m me numrin e të gjithë bashkëpron­arëve). b) Pjesa takuese ideale e poseduesit llogaritet në sipërfaqen e parcelës ndër- timore. Nëse pas kësaj nuk plotësohet sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për sipërfaqen e mbetur të saj kryhet kalimi i pronësisë në favor të poseduesit, si dhe kompensimi i bashkëpron­arëve të tjerë, sipas pjesëve të tyre ideale. c) Mosmarrëve­shjet për ndarjen e parcelës dhe për masat e pjesëve takuese zgjidhen nga gjykata. Nëse një nga bashkëpose­duesit e ndërtimit të legalizuar ësh- të pronar i vetëm i pasurisë ku ndodhet parcela, krijohet bashkëpron­ësia mbi parcelën ndërtimore, duke u transferua­r poseduesve të tjerë pjesët takuese të parcelës. Ndërkohë sipas këtij vendimi, për situata të mbivendosj­es së titujve nuk pengon procedurat. Mbivendosj­a në parcelën ndërtimore shuhet me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që miraton kalimin e së drejtës së pronësisë dhe vlerën e masën e kompensimi­t financiar. Në këto raste, kompensimi financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues të tij, duke pasqyruar faktin e mbivendosj­es së titujve në seksionin e veçantë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Për zbatimin e kësaj pike, Agjencia e Trajtimit të Pronës detyrohet të caktojë, në një llogari bankare të posaçme, shumën e miratuar të kompensimi­t financiar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania