Pensione për emigrantët në Itali, kushtet për ta përfituar
Specialistja Beskida Aliaj: 11 shtete, pro bashkimit të periudhave kontributive "260 mijë shqiptarë të punësuar në shtetin fqinj"
Shqiptarët që kanë jet uar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet. Deri më tani, plot 11 shtete kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e kontributeve për të gjithë ata emigrantë shqiptarë që kanë punuar e jetojnë apo kanë jetuar në këto shtete. Aktualisht pension nga shteti italian, mund të përfitojnë të gjithë ata shqiptarë që kanë kaluar moshën 66 vjeç e 7 muaj, kanë minimum 5 vite kontribute e që janë riatdhesuar në Shqipëri. Ndërsa të gjithë ata që nuk i plotësojnë 20 vite pune, siç parashikon ligji në Itali, e momentalisht jetojnë po në këtë shtet nuk mund të përfitojnë pension. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Beskida Aliaj, specialiste në fushën e pensioneve, përfaqësuese e Patronatit INAS CSL në Shqipëri, shpjegon të gjithë procedurat dhe hapat që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë për përfitimin e pensioneve të tyre. Specialistja më tej tregon se aktualisht po punohet për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale, e cila synon bashkimin e periudhave kontributive të fituara në Shqipëri e Itali, në mënyrë që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, e jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension, pa qenë e nevojshme të riatdhesohen. Aliaj thekson se Shqipëria do t'i finalizojë shumë shpejt marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë pasi në këto dy vende jeton dhe punon numri më i madh i emigrantëve shqiptarë. Ndërkaq, ajo bën me dije se brenda 3 viteve të fundit janë kthyer plot 90 mijë emigrantë nga Greqia dhe 30 mijë nga Italia, për shkak të krizës ekonomike dhe papunësisë.
Sa është numri i emi- grantëve shqiptarë në Itali dhe sa prej tyre janë të punësuar?
Në Itali janë mbi 500 mijë emigrantë shqiptarë me leje të rregullta qëndrimi; ku 51 % janë për motive pune; dhe 40 % janë për motive familjare ( bashkim familjar). Kështu që nga këto gjithsej janë 260 mijë të punësuar, dhe në këto kushte emigracioni shqiptar luan një rol jo të vogël në jetën ekonomike dhe sociale të Italisë, sepse jemi emigracioni më i madh në Itali.
Çfarë kushtesh duhet të përmbushin shqiptarët për të marrë pension nga Italia?
Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute, në rast se ka filluar punë për herë të parë me kontribute të rregullta në Itali pas datës 1 janar 1996. Në këtë rast flitet për llojin e pensioneve si emigrant, i cili merr statusin e të riatdhesuarit me rikthimin e tij përfundimtar në vendin e origjinës, pra Shqipëri duke lënë dhe kanceluar kështu rezidencën e tij të mëparshme në Itali.
A kanë shprehur interes shqiptarët që kanë punuar në shtetin italian lidhur me këtë çështje?
"Tashmë, numri i emigrantëve të interesuar pranë zyrave të Patronato Inas Cisl Albania ka arritur rreth 100 persona në këto 3 muajt e fundit duke filluar që nga shtatori 2017." "Një emigrant shqiptar që ka punuar në Itali 19 vjet dhe në Shqipëri 14 vjet; në Itali nuk përfiton pension se nuk ka plotësuar 20 vjet për t'u futur në kushte pensioni; në Shqipëri nuk përfiton pension, sepse ka 14 vjet dhe nuk ka plotësuar 15 vite për të paktën pension të pjesshëm në Shqipëri."
Tashmë, numri i emigrantëve të interesuar pranë zyrave të Patronato Inas Cisl Albania ka arritur rreth 100 persona në këto 3 muajt e fundit duke filluar që nga shtatori 2017.
A mund të na tregoni një rast kur shqiptarët kanë përfituar pension nga Italia?
Mund t'iu tregoj rastin e dy shqiptarëve të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike. Njëri prej tyre, megjithëse në moshë të madhe për të punuar; aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t'i firmosnin kontratë pune; ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në ven-
din fqinj. 71- vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia.
Shqiptarët që kanë punuar në Itali, të cilët nuk kanë 20 vite kontribute, nuk përfitojnë pension pa u riatdhesuar në Shqipëri. A ofrohet mundësia për të bashkuar periudhat e punës në Shqipëri me ato në Itali, pra a ekziston një marrëveshje bilaterale mes shteteve?
Problem mbeten Italia dhe Greqia, dy vendet që kanë edhe numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, por që marrëveshjet me këto shtete ende nuk janë konkluduar megjithatë mbeten në pritje të një dritë jeshile nga këto vende. Problematika pa diskutim është e madhe, këtë e shikojmë edhe vetë, problematika kryesore është mungesa e një marrëveshje bilaterale midis shtetit shqiptar dhe shtetit italian për njohje reciproke të periudhave kontributive të punuara në Shqipëri dhe në Itali pra bashkimin e këtyre periudhave. Ndërkohë që Italia ka mar-
rëveshje me shumë shtete të BE- së dhe shtete të tjera, me Shqipërinë nuk është arritur akoma të lidhet një marrëveshje e tillë.
Cilat janë shkaqet e mungesës së kësaj marrëveshje?
Së pari, nuk ka një reciprocitet, ndërkohë që emigracioni shqiptar në Itali është në numër shumë të madh, punonjësit italianë që janë këtu në Shqipëri dhe që trajtohen sipas ligjit shqiptar janë në numër shumë të vogël. Së dyti, Italia dhe Greqia po kalojnë periudha të vështira ekonomike, ne ndjekim hap pas hapi zhvillimet ekonomike në Itali dhe rezulton se kohet e fundit ekonomia italiane ka qenë në recension dhe vazhdon të jetë e tillë. Po në këto kushte është edhe Greqia. Mund të themi që si rezultat i krizës ekonomike është rritur shumë edhe papunësia, që influencon direkt te emigrantët tanë. Kriza ekonomike, dhe kosto që kanë këto vende