Plagosën taksistin 70- vjeçar me armë imituese, identifikohen 2 pasagjerët
Agresorët plagosën para disa ditëve edhe një person në Orikum Tentuan ta grabisnin, ikën sapo vunë re policinë
Plagosja e një taksisti me qëllim grabitjen ka alarmuar policinë e Vlorës. Pas hetimeve intensive, blutë kanë zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të fshatit Palasë të Himarës, ku mbeti i lënduar 70- vjeçari Bashkim Guraj. Burime nga grupi hetimor dje bënë me dije se i moshuari u qëllua me pistoletë imituese nga dy pasagjerët e tij. Mësohet se taksisti ka marrë vetëm një plagë djegie në shpatull. Ndërkaq, policia e qytetit bregdetar ka arritur të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe të identifikojë autorët e krimit, të cilët fillimisht janë konfliktuar me taksistin e më pas e kanë qëlluar me armën imituese. Bëhet fjalë për shtetasit:
K. B., dhe G. Ç., të cilët ishin pasagjer në mjetin taksi që drejtohej nga 70- vjeçari. Sipas hetuesve të çështjes, dy agresorët ishin duke udhëtuar në aksin rrugor Himarë- Palasë dhe në momentin që kanë vënë re një pikë kontrolli të ngritur nga policia në vendin e quajtur "Ura e Palasës", kanë detyruar nën kërcënimin e armës imituese taksistin Bashkim Guraj që të ndërronte drejtimin e rrugës. Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar dhe është konfliktuar me dy Project: Joint Actions for Energy Efficiency “ENERJ” pasagjerët. Kaq është dashur, që njëri prej tyre të qëllojë me armën imituese taksistin duke e lënë të plagosur. Sakaq, të dy shtetasit e lartpërmendur i kanë marrë vetëm çelësat e mjetit dhe janë larguar duke përfituar edhe prej terrenit dhe errësirës. Nga hetimet e kryera nga ana e policisë ka rezultuar se të dy këta shtetas janë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 12.12.2017, në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një person. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia po vijon intensivisht punën për kapjen dhe ndalimin e dy autorëve që janë shpallur në kërkim. Materialet ndaj K. B. dhe G. Ç. do t'i referohen për hetime të mëtejshme Prokurorisë Vlorë për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë së tjetrit".